Përdhunohet 16 vjeçari, dëshmia në polici
ka mashtruar, duke e çuar disa kilometra larg qytetit, më pas e ka lidhur në trup, dhe e ka përdhunuar. Kaq ka mjaftuar që personi i përçudnuar të bëjë denoncimin në polici, e cila bëri prangosjen e autorit të kësaj ngjarjeje. Burime zyrtare të policisë së Lushnjës thanë se "Blerim Qerreti, banues në fshatin Fiershegan të Lushnjes, i dënuar më parë, u arrestua pas denoncimit të bërë nga një 16-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur për çështje etike.
Sokrat Ndreçka
Hene, 22 Janar 2007 08:46:00
LUSHNJE – E ka mashtruar, duke e çuar disa kilometra larg qytetit, më pas e ka lidhur në trup, dhe e ka përdhunuar. Kaq ka mjaftuar që personi i përçudnuar të bëjë denoncimin në polici, e cila bëri prangosjen e autorit të kësaj ngjarjeje. Burime zyrtare të policisë së Lushnjës thanë se "Blerim Qerreti, banues në fshatin Fiershegan të Lushnjes, i dënuar më parë, u arrestua pas denoncimit të bërë nga një 16-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur për çështje etike.
Përdhunimi Blerim Qerreti ka pritur deri vonë, pasi adoleshenti ka mbaruar punën si kamarier në një lokal në periferi të Lushnjes, dhe më pas i ka bërë një ftesë për të bërë shëtitje. 27-vjeçari nga komuna e Fiersheganit kishte shumë pak ditë që ishte njohur me djaloshin. Pas kërkesës së Qerretit, ai ka pranuar dhe të dy bashkë kanë hipur në një makinë tip Volksvagen. Sipas dëshmisë së 16-vjeçarit në polici, Qerreti e ka marrë djaloshin në drejtim të "Tri Urave", rreth 5 kilometra larg qytetit. "Më tha të hipja në makinë dhe unë ashtu bëra. Në fillim nuk e kuptova se ku po shkoja. E pyeta disa herë Blerimin, por ai nuk më ktheu përgjigje pasi ndërronte bisedën", - mësohet të ketë dëshmuar në komisariat adoleshenti. Ai ka pohuar se nuk i shkonte në mend të ndodhte ajo që ndodhi. "Kur makina mori kthesën në një rrugë fshati për nga "Tri Urat" e pyeta se ku po shkojmë në këtë orë të vonë të natës në atë vend që unë nuk e kam njohur asnjëherë. Ai m'u përgjigj" jetë natë more djalë, nuk e kupton", - ky ka qenë dialogu i bërë mes tyre në bazë të dëshmisë së dhënë në polici. "Kur mbërritëm afër zonës së "Tri Urave", Blerimi ndali makinën dhe më lidhi sa hap e mbyll sytë. Aty kuptova se diçka serioze po ndodhte me mua. Agresori u tregua shumë i dhunshëm. Më dhunoi me forcë dhe ky ishte një tmerr i vërtetë që nuk do ta harroj kurrë". Kjo ka qenë dëshmia e djaloshit në komisariat që ka bërë dje paradite.
Arrestimi
Menjëherë pas denoncimit në komisariat, policia ndërmori aksionin për kapjen e Blerim Qerretit. 27- vjeçari u arrestua pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një adoleshent, - deklarojnë burimet zyrtare në lidhje me këtë ngjarje. Burimet zyrtare në komisariatin e Lushnjes saktësuan se ngjarja për të cilën Qerreti akuzohet ka ndodhur rreth orës 01:00, duke u gdhirë dita e djeshme, në fshatin Pluk të Lushnjës dhe se ndaj shtetasit Blerim Qerreti kishte një kallëzim nga një person në moshën 16-vjeçare, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. I prangosuri mësohet të ketë qenë dënuar më parë nga gjykata për një vepër penale që ka kryer. Tashmë, ndaj 27-vjeçarit Qerreti rëndon edhe një akuzë tjetër, ajo e përdhunimit të të miturve dhe rrezikon të dënohet sërish nëse faktohet akuza e bërë dhe personi i dhunuar. Sipas burimeve zyrtare, materialet në ngarkim të Blerim Qerretit i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Lushnjes.
|