Merkure, 07 Janar 2009 22:45:44

Lexoni versionin Print

Depresioni, 16-vjeçarja tenton vetëvrasjen

Një 16- vjeçare nga fshati Shemri i Kukësit ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëplagosur me armë automatike kallashnikov. Burime të policisë kanë bërë të ditur se E.Çoti, 16 vjeçe ka marrë plagë të renda me rrezik për jetën.

Bashkim Shala
Merkure, 19 Nentor 2008 09:17:00

Vajza e re ka lënë një letër në dhomën e saj ku shkruhet se “ajo është bërë e tepërt në shtëpi”

KUKËS- Një 16- vjeçare nga fshati Shemri i Kukësit ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëplagosur me armë automatike kallashnikov. Burime të policisë kanë bërë të ditur se E.Çoti, 16 vjeçe ka marrë plagë të renda me rrezik për jetën. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes kur vajza ka marrë automatikun që familjarët e saj e mbanin pa leje në shtëpi duke e shkrehur mbi trupin e saj.

Krisma e armës ka alarmuar familjarët, të cilët e kanë gjetur vajzën e rrëzuar përtokë dhe të mbytur në gjak. Menjëherë është bërë transportimi i të plagosurës për në spitalin e Kukësit. Burime spitalore bëjnë të ditur se gjendja e 16- vjeçares është tepër e rëndë, pasi plumbat kanë dëmtuar organet jetësore si stomakun, zorrët dhe njërën veshkë.

E plagosura është në gjendje të rëndë në sallën e reanimacionit dhe ka nevojë për një trajtim të specializuar në spitalet e kryeqytetit, por gjendja e rënduar nuk bën të mundur udhëtimin qoftë edhe përmes ajrit me helikopter. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat kanë filluar hetimet rreth kësaj ngjarje.

Si provë materiale kanë bllokuar armën me të cilën është plagosur 16- vjeçarja si dhe një letër që ajo kishte lënë në dhomën e saj të gjumit përpara ngjarjes. “Nuk po më trajtoni aspak mirë. Jam bërë si e tepërt në shtëpi. Po i jap fund jetës. Nënën e dua shumë”,- thuhet në tekstin e letrës që 16- vjeçarja kishte shkruar përpara se të ndërmerrte aktin e vetëplagosjes.

Edhe në rrethet e qarkut të Kukesit, rastet e vetëvrasjeve në moshat adoleshente, sidomos tek vajzat janë të shumta. Ndryshe nga zonat e tjera në brendësi të Shqipërisë, ku shumë prej vajzave të reja i japin fund jetës me fostoksinë, në rrethet e këtij qarku mjetet që përdoren në vetëvrasje janë varjet në litar, vetëvrasjet me armë, apo vetë mbytjet në ujë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML