Merkure, 07 Janar 2009 22:42:38

Lexoni versionin Print

Humbja e 14-vjeçarit, familja akuzon shkollën

Prindërit e 14-vjeçarit të humbur prej thuajse një jave kanë vendosur t’i drejtohen sërish dyerve të policisë me një denoncim të ri: kundër shkollës ku mësonte djali i tyre.

Mark Brunga
Enjte, 20 Nentor 2008 09:02:00

DENONCIMI/ Familjarët pretendojnë se djali është zhdukur pasi u akuzua pa të drejtë nga shokët dhe drejtoria e shkollës.

Nxënësi i klasës së nëntë u la një letër prindërve ku tregonte se kishte frikë nga ndëshkimi i shokëve dhe mësuesve

DURRËS – Prindërit e 14-vjeçarit të humbur prej thuajse një jave kanë vendosur t’i drejtohen sërish dyerve të policisë me një denoncim të ri: kundër shkollës ku mësonte djali i tyre. Mesditën e djeshme, Leonard Fusha dhe bashkëshortja e tij ngritën një akuzë ndaj drejtuesve të shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza” të Durrësit, duke i denoncuar si shkaktarë për zhdukjen e nxënësit të klasës së nëntë, Elis Fusha. Të revoltuar për mosgjetjen e fëmijës së tyre, prindërit janë munduar të gjejnë një tjetër ngushëllim: të paguajnë ata që, sipas tyre, shkaktuan humbjen e Elisit.

Denoncimi

Pas disa ditësh luftë me nervat e tyre për fëmijën e humbur dhe duke qëndruar në ankthin e gjatë të pritjes, prindërit e Elis Fushës, pasi kanë rishqyrtur gjithçka, kanë vendosur që të ngrenë një akuzë për shkollën ku mësonte 14-vjeçari. Leonard Fusha ka vendosur t’i kërkojë llogari edhe personelit mësimor, të cilët i akuzon për zhdukjen e djalit të tij. Ai kërkon shpjegime nga drejtoria e shkollës se përse familja nuk është vënë në dijeni për akuzat e ngritura nga bashkëmoshatarët kundrejt djalit të tyre.

Elisi mësohet t’u ketë lënë prindërve një letër ku u ka shpjeguar se po largohet nga frika e ndëshkimit. Një gjë e tillë e ka lënduar shpirtërisht familjen. Sipas familjarëve të 14-vjeçarit, drejtuesit e shkollës duhet të ishin treguar më të ndjeshëm për akuzat që janë ngritur ndaj djalit të tyre dhe gjithashtu nuk duhet ta kishin lënë në mëshirën e paragjykimeve nga nxënësit e tjerë të shkollës.

Historia

Gjithçka ka nisur në mesin e javës së kaluar kur Elis Fusha është akuzuar se i ka marrë një shoku të klasës 3 mijë lekë të reja. Megjithëse 14-vjeçari nuk e ka pranuar fajin, ai është deklaruar fajtor edhe nga drejtoria e shkollës. Djali ka treguar në shtëpi se si nxënësit edhe drejtoria e shkollës po e akuzonin pa shkak, pasi ai nuk kishte dijeni për këtë akuzë.

Por, pas kësaj duket se asgjë nuk ka ndryshuar për djaloshin e “piketuar” si fajtor, çka e ka bërë që ai të ndërmarrë vendimin për t’u larguar nga shkolla, por edhe nga shtëpia. Ndërkaq, thuhet se 14-vjeçari fshihet diku në Durrës, por ka frikë të shkojë në shtëpi dhe në shkollë nga ndonjë ndëshkim i bashkëmoshatarëve dhe prindërve.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML