Enjte, 08 Janar 2009 00:10:20

Lexoni versionin Print

Pranga pas 11 vjetësh vrasësit të taksistit

Vrau njëmbëdhjetë vjet më parë një shtetas, por në pranga u vu vetëm dje. Policia e Beratit arrestoi Edmond Xhelajn, të akuzuar për vrasjen e taksistit Rauf Doko, ngjarje e ndodhur më 5 maj të vitit 1997.

Dorina Jaho
Enjte, 20 Nentor 2008 09:10:00

ARRESTIMI/ Policia ka arrestuar 30-vjeçarin Edmond Xhelaj për një ngjarje të ndodhur më 5 maj 1997

BERAT- Vrau njëmbëdhjetë vjet më parë një shtetas, por në pranga u vu vetëm dje. Policia e Beratit arrestoi Edmond Xhelajn, të akuzuar për vrasjen e taksistit Rauf Doko, ngjarje e ndodhur më 5 maj të vitit 1997. 30-vjeçari mësohet ta ketë kryer krimin në bashkëpunim me dy persona të tjerë, të cilët, sipas burimeve zyrtare të policisë së shtetit, janë zbuluar dhe janë në kërkim, ndërsa arrestimi i tyre do të realizohet së shpejti.

Xhelaj u arrestua mbrëmjen e së martës në banesën e tij në lagjen periferike “Uznovë”, ndërkohë që ishte prej kohësh nën hetim si i dyshuar krysor për vepra penale të kryera në 1997-n. Sipas policisë, 30-vjeçari është autor i dyshuar i vrasjes së Rauf Dokos, nga qyteti i Poliçanit, më 5 maj 1997, në rrugën nacionale që lidh këtë qytet me Beratin.

Mësohet se Doko punonte si taksist në qytetin e tij dhe ditën e ngjarjes ai u rezervua nga 30-vjeçari bashkë me dy shokë të tij. Xhelaj dyshohet se atë ditë ndodhej në Poliçan për shkak se kishte kryer një vjedhje bashkë me dy persona të tjerë. Gjatë rrugës për në Berat, në vendin e quajtur “Qafa e Shën-Todit”, djemtë janë grindur me njëri-tjetrin, duke rrëfyer edhe atë çka kishin bërë.

Por, pas “ndërgjegjësimit” se taksisti kishte kuptuar gjithçka, ata kanë vendosur ta vrasin. Pasi e qëllojnë, ata e hedhin kufomën në një kanal në anë të rrugës dhe braktisin edhe automjetin, për të humbur kështu çdo gjurmë të tyre. Trupi i Dokos u gjet disa ditë më pas. Edhe për organin e akuzës dosja qëndroi e mbyllur për shkak të mungesës së provave e dëshmitarëve.

Pak kohë më parë, dëshmi të reja bënë rihapjen e dosjes për vrasjen e Rauf Dokos. Kështu, doli në dritë emri i Edmond Xhelajt, si dhe të personave me të cilët ai ishte i shoqëruar më 5 maj të 1997-s. si rrjedhojë, 30-vjeçari u vu në pranga, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë ende në kërkim. Nga ana e burimeve zyrtare të policisë u bë e ditur se ndaj Xhelajt rëndon akuza e “vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim”. Për 30-vjeçarin ishte prerë fletë-arresti disa ditë më parë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML