Enjte, 08 Janar 2009 00:24:16

Lexoni versionin Print

Kirurgët nën akuzë, vetëm 5 mijë euro tepër në llogari

Dy kirurgët e njohur, të hetuar nën akuzën e korrupsionit kanë vetëm nga 5 mijë euro secili llogari bankare. Njësia e Task-Forcës në prokurorinë e Tiranës, pas hetimeve disa ditore zbardhi llogaritë bankare të dy mjekëve kirurgë, Agim Karaj e Ardian Nelaj,

Flamur Vezaj
Premte, 21 Nentor 2008 08:59:00

Prokuroria verifikon pasuritë e Ardian Nelajt dhe Agim Karajt. Secili prej tyre nuk mund të justifikojë 5 mijë euro

TIRANË- Dy kirurgët e njohur, të hetuar nën akuzën e korrupsionit kanë vetëm nga 5 mijë euro secili llogari bankare. Njësia e Task-Forcës në prokurorinë e Tiranës, pas hetimeve disa ditore zbardhi llogaritë bankare të dy mjekëve kirurgë, Agim Karaj e Ardian Nelaj, të arrestuar këtu e 20 ditë më parë për akuzën e “korrupsionit pasiv”.

Sipas burimeve zyrtare pranë organit të akuzës mësohet se në llogaritë bankare që dy mjekët kirurgë disponojnë, rezulton se shuma e pajustifikuar kap shifrën e rreth 5 mijë eurove për secilin, para që mendohet se janë siguruar nga ryshfeti gjatë ushtrimit të detyrës së kirurgëve.

Ndërkohë, pranë Gjykatës së Apelit pritet që në ditët në vazhdim të shqyrtohet ankimimi i prokurorit të çështjes për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila i ka liruar nga “arresti me burg” në “arrest shtëpie” kirurgët, deri në përfundim të hetimeve. Nga hetimet e kryera, prokurori i çështjes Julian Xhengo, ka arritur me ndihmën e hetuesve të tij të provojë se mjeku kirurg, Ardian Nelaj ka abuzuar duke marrë ryshfet në dy raste, ndërsa kirurgu onkolog Agim Karaj, në një rast.

“Prokuroria e Tiranës, në mes të muajit tetor ka regjistruar procedimin penal ndaj shtetasit Ardian Nelaj, me detyrë kirurg pranë Qendrës Spitalore të Burgut në kryeqytet. Menjëherë kanë filluar hetimet me metoda speciale si përgjime, fotografim apo edhe filmime, ku është fiksuar në dy raste marrja e rreth 40 mijë lekëve të reja kundrejt shërbimit të kryer.

Të dyja këto raste janë provuar me përgjime, pamje filmike dhe fotografi të kryera nga agjentët e vëzhgimit në terren, të cilët për disa ditë e kanë ndjekur mjekun Nelaj”,-mësohet nga burimet e prokurorisë. Detaje të tjera zbardhen edhe në rastin e kirurgut onkolog, Agim Karaj, i cili tashmë ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Për kirurgun Agim Karaj, prej kohësh kishte zëra dhe denoncime nën zë se kundrejt shërbimit që kryente në repartin e Kirurgjisë së Onkologjikut, kërkonte shpërblimin për punën që kryente. Por ka qenë denoncimi i një familjari, i afërmi i të cilit ishte operuar nga doktor Karaj me shumë siguri për vazhdimin e jetës së tij, por pas operacionit, i sëmuri nuk kishte arritur t’i shpëtonte vdekjes”,-thanë hetuesit e prokurorisë.

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML