Enjte, 08 Janar 2009 00:11:25

Lexoni versionin Print

“Gjirokastra”, kambanat bien dhe në Vlorë

Tragjedia në Gjirokastër ku humbën jetën tre vetë, duket se ka vënë në lëvizje edhe këshillin bashkiak të Vlorës, i cili pas dy vjetësh vendos të pranojë shembjen e pallatit 1149 apo të ashtuquajturit Pallati i Gjallicës,

Anila Peçi
Premte, 21 Nentor 2008 09:18:00

VENDIMI/ Këshilli bashkiak i qytetit bregdetar shqyrtoi edhe një herë pas dy vjetësh çështjen e pallatit 1149

VLORË – Tragjedia në Gjirokastër ku humbën jetën tre vetë, duket se ka vënë në lëvizje edhe këshillin bashkiak të Vlorës, i cili pas dy vjetësh vendos të pranojë shembjen e pallatit 1149 apo të ashtuquajturit Pallati i Gjallicës, për të ndërtuar aty një tjetër ndërtesë me qëllim strehimin e banorëve, pa rrezikun që banesa t’u shembet mbi kokë.

Dhe, në fakt, në mbledhjen e djeshme, ky pallat ka qenë në rendin e ditës si pikë e parë dhe në të është kërkuar tjetërsimi i truallit. Kryetari i bashkisë, Shpëtim Gjika, ka bërë një tjetër prezantim me gjendjen në të cilën ndodhet pallati, duke u kthyer në të njëjtën kohë edhe në retrospektivën e ngjarjeve pas çarjes së pallatit.

Gjika ka kujtuar se e ka sjellë edhe më parë para këshilltarëve emergjencën e pallatit, duke u parë si zgjidhje tjetërsimi i truallit për ngritjen e një pallati të ri, propozim ky që ishte rrëzuar nga këshilltarët. Kreu i bashkisë e ftoi këshillin që të ishte pjesë e zgjidhjes, pasi zvarritja e saj vë në rrezik direkt banorët e pallatit. E parë në këtë këndvështrim, çështja e pallatit 1149 në lagjen“29 Nëntori”, i cili rrezikon shembjen, u trajtua me emergjencë në mbledhjen e këshillit bashkiak. Tjetërsimi i truallit në favor të banorëve mori miratimin nga të gjithë këshilltarët e forcave politike.

1200 metra katrorë është sipërfaqja që do të vihet në dispozicion për ringritjen e një tjetër pallati pas shembjes së atij aktual. Megjithatë, edhe pse mori miratim për tjetërsim trualli, ka mbetur i pazgjidhur problemi i strehimit të banorëve, si dhe marrëdhëniet e tyre me truallin referuar pronësisë. E rikthyer sërish si një çështje emergjente, tjetërsimi i truallit për pallatin 1149 pas mosmiratimit në vitin 2006 nga këshilltarët, pallati u trajtua edhe si një përplasje midis forcave politike.

Por, edhe pse hedhje-pritjet nuk munguan as këtë radhë, u gjet gjuha e përbashkët, duke e miratuar dhe, siç u shpreh prej këshilltarëve, duan t’i bëjnë parapritë një tragjedie të dytë, si ajo e Gjirokastrës. Gjithsesi, për pallatin në fjalë është lënë detyrë diskutimi i modaliteteve teknike. Po kështu, një takim ndërmjet strukturave të bashkisë dhe qarkut, i ka paraprirë mbledhjes së sotme, për të kërkuar në të edhe ndihmën e strukturave qeveritare për banorët, të cilët aktualisht duhet të gjejnë vendbanime të tjera të përkohshme, për të mos jetuar nën presionin e shembjes së godinës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML