Enjte, 08 Janar 2009 00:13:30

Lexoni versionin Print

Skamja, 11-vjeçari var veten për shkak të rrobave të grisura

Altin Vata i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur pranë shtëpisë. Rrëfimi i dajës: Nuk e mbushi kurrë barkun me bukë

Klodiana Kotorri
Shtune, 22 Nentor 2008 10:42:00

TIRANË- Ishte vetëm 11 vjeç, por krejt i ndryshëm nga shokët. Nuk vishte rroba të bukura fëmijësh, me zor blinte libra e rrallëherë e kishte barkun të nginjur me bukë. Në familjen Vata, që banon vetëm pak kilometra larg Tiranës, skamja nuk është mjaftuar vetëm me “helmimin’e jetës së përditshme. Paraditen e djeshme, skamja i mori jetën më të voglit të familjes, Altinit 11-vjeçar. Vogëlushi vari veten vetëm pak metra larg shtëpisë, pasi nuk donte të shkonte më në shkollë me rroba të grisura. Ai u gjet i varur në një pemë, rreth orës 11:00 të ditës së djeshme në fshatin e quajtur Stërmas të Tiranës. Për ngjarjen u lajmërua policia, e cila mbërriti menjëherë për të zbardhur shkaqet që detyruan 11-vjeçarin të vetëvarej. Burime nga policia thanë se nga deklarimet e marra nga familjarët e të ndjerit, dyshohet që të ketë qenë skamja që detyroi djalin t’i jepte fund jetës.

Vetëvarja

Mëngjesin e djeshëm, Altini u nis për në shkollë. Të paktën kështu e dinin familjarët e tij, deri në momentin kur kanë parë librat e hedhura në një cep të shtëpisë. Menjëherë ata kanë nisur ta kërkojnë tek shokët dhe tek të afërmit, pasi e morën me mend se ai nuk kishte shkuar në shkollë. Rreth orës 11:00, një grua, banore e lagjes rastësisht ka kaluar disa metra larg banesë së familjes Vata, ku dhe ka gjetur të varur 11-vjeçarin. Ajo ka dhënë alarmin dhe i pari në vendngjarje ka shkuar xhaxhai i fëmijës, i cili e ka gjetur trupin e tij të varur dhe të pajetë. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila nisi hetimet për të zbardhur rrethanat. Burimet nga policia thanë se familja ishte shumë e varfër dhe kjo mendohet të ketë qenë shkaku që ka detyruar djalin t’i japë fund jetës.

Motivi

Altini ishte djali më i vogël i familjes Vata, ndërsa kishte edhe dy motra e një vëlla. Familjarët tregojnë për “Shekullin” se ai kishte qarë pothuajse çdo mëngjes që nisej për në shkollë, pasi nuk donte të vishte rroba të grisura. Sedra e tij prej fëmije e ka çuar të ndërmarrë aktin fatal. “Fëmijët e kësaj familjeje nuk dinë çdo të thotë të mbushësh njëherë barkun me bukë. Prindërit janë pa punë, ndërsa të katër fëmijët e tyre janë në shkollë dhe lekët e librave i kanë siguruar duke ua marrë borxh të afërmve apo edhe duke ua falur të tjerët”,- tregon Vaiti, daja i vogëlushit të vetëvarur. Tashmë u duhej edhe fatkeqësia që u ka ndodhur për të pasur peng që nuk siguruan dot edhe rroba jo të grisura që Altini të ishte ende gjallë. “Të gjitha harxhimet e mortit janë siguruar nga të afërmit. Familja e motrës sime është shumë e varfër. Çdo pjesë e shtëpisë së tyre pikon. Ata nuk kanë asgjë, tashmë edhe djalin e vogël” -shton më tej ndërsa qan daja i 11-vjeçarit. “Megjithëse qante shpesh se nuk ishte në nivelin e moshatarëve të tij, Altini ishte tip i shkathët dhe nuk e mendonim se do përjetonte deri në ekstrem varfërinë e familjes së tij”, -shtoi më tej daja i viktimës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • agron: - 11-24-08
    skamja

    pas cdo fitimi te madh fsihet 1 krim kete e di mire klasa politike shqiptare qe me babzitjen e tyre nuk duan te shohin me larg se rrethi i tyre familiar, mediat nuk
    analizojne shkakun e ketij varferimi te mijera familjeve shqiptare qe nuk mund te afrojne gjerat minimale per femijet e tyre, shoqeria civile e pa organizuar a nuk duhet te ndihemi te fajesuar te gjthe qe nuk i dhame mundesite minimale Altinit per te jetuar do te doja qe nepermjet shekullit te kontktoj me deputetin e zones ku jetonte Altini dhe te diskutonte ne parlament per shkaqet qe detyruan kete femije ti jepte fund jetes se tij.nuk e di si mund ta ngushellojme familjen e Altinit apo familjet e tjera qe u ka ndodhur fatkeqesi te tilla

  • Kol burri: - 11-24-08
    Zot ki meshire per njerezit

    O zot, si ka mundesi qe femija te marre kete vedim, po ma mire do ishte te linte krejt shkollen e dreqit, kur nu ka buke te haje. Po pastaj si nuk shkuan te firma Gabi, ata prinder te shkrete, te blini nje pale pantoll, 100 leksh. Zot ndihmoje varfanjakut qe te mos kete kriza te tilla

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML