Merkure, 07 Janar 2009 21:53:59

Lexoni versionin Print

Ina Rama: “Durrës-Kukës”, gjykata gaboi

Prokurorja e Përgjithshme pohoi se janë pezulluar hetimet, deri në vendimin e Gjykatës së Apelit

G. Çobo
Shtune, 22 Nentor 2008 10:44:00

 

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme pezullon hetimet për skandalin e rrugës Durrës-Kukës, pas vendimit të gjykatës. Një fakt i tillë është bërë i ditur dje nga kryeprokurorja Ina Rama, e cila ka pohuar se çështja tashmë është dërguar në Gjykatën e Apelit, për t’u ankimuar. Ina Rama tha dje se organi që ajo drejton nuk ndan të njëjtin qëndrim me Gjykatën e Tiranës, duke shprehur kësisoj pakënaqësinë për vendimin e pushimit të hetimeve, ndërsa është në pritje të një përgjigjeje nga Apeli. “Aktualisht, për shkak të dispozitave të ligjit ne nuk mund të bëjmë hetime, sepse vendimi i gjykatës, i cili ndalon zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve, edhe kur ankimohet është një vendim që i ekzekuton aspektet e tij”,- është shprehur Rama. Pas këtij vendimi, prokuroria është e detyruar të mos bëjë asnjë veprim hetimor nga ato që parashikon ligji, duke pritur një vendim të ardhshëm të Gjykatës së Apelit. “Gjykata e Tiranës ka vendosur që të shfuqizojë vendimin tonë për zgjatjen e afateve të hetimit, vendim ky që do të merret në konsideratë nga Prokuroria”,- ka thënë Rama. Dosja e rrugës Durrës – Kukës është një nga çështjet më të përfolura kohët e fundit, pasi në këtë hetim që ka zbuluar mbi 300 milionë euro abuzime është i përfshirë edhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Ky reagim i kryeprokurores Ina Rama ka ardhur si pasojë e pranimit nga ana e Gjykatës së Tiranës së kërkesës së Armand Telitit dhe Andi Tomës, të cilët i kishin kërkuar gjykatës të përfundojë hetimet, duke akuzuar Prokurorinë për zvarritje të procesit hetimor. Deklarata është bërë dje nga Kryeprokurorja, në një konferencë gjatë prezantimit të binjakëzimit midis Prokurorisë shqiptare dhe asaj spanjolle. Në këtë konferncë merrnin pjesë ambasadori i Komisionit Europian, Helmut Lohan, ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, si edhe përfaqësues të tjerë të Prokurorisë së Spanjës dhe Italisë. Ky projekt do të kushtojë 800 mijë euro dhe financohet nga Këshilli i Evropës, të cilët do të kontribuojnë në shkëmbimin e eksperiencave, zhvillimin e trajnimeve të ndryshme për stafin e prokurorisë si edhe inspektimeve për implementimin e këtij projekti.

Helmut Lohan

“Një vit i vështirë për prokurorinë”

Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, është shprehur se projekti prej 800 mijë eurosh nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet në Shqipëri, pa u vendosur më parë një balancë e qartë mes pushteteve. Lohan ka vlerësuar me nota pozitive punën e Prokurorisë gjatë këtij viti duke deklaruar se kjo prokurori ka pasur një punë të vështirë, duke tërhequr vëmendjen e medias dhe të politikës me çështje si “Gërdeci” apo “Fazlliç”. “Ajo që duhet të bëhet është që të rikthehet besimi i publikut te Prokuroria”,- ka thënë Lohan.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML