Enjte, 08 Janar 2009 01:21:37

Lexoni versionin Print

Vrasjet në Tropojë, priten arrestime

Policia e Tropojës ka filluar hetimin e dosjeve të vjetra, duke rezultuar e suksesshme në njërën prej tyre që ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur para dhjetë vjetësh, por që ka shkaktuar gjashtë viktima.

Bashkim Shala
Marte, 02 Dhjetor 2008 09:50:00

PRONONCIMI/ Policia e Tropojës bën të ditur se ka filluar hapjen e dosjeve për vrasjet e ndodhura në këtë qytet

Njëra prej vrasjeve të zbuluara nga uniformat blu rezulton se ka si autorë katër shtetas, dy prej të cilëve ndodhen jashtë

TROPOJË - Policia e Tropojës ka filluar hetimin e dosjeve të vjetra, duke rezultuar e suksesshme në njërën prej tyre që ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur para dhjetë vjetësh, por që ka shkaktuar gjashtë viktima. Shefi i Komisariatit të Policisë së Tropojës, Hasan Hasanaj, ka bërë të ditur për “Shekulli”-nse policia kriminale ka filluar hetimin e dosjeve të ashtuquajtura të vjetra, ku ka zbërthyer njërën prej tyre. Dosja, sipas kreut të komisariatit të Tropojës, ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur në vitin 1998, e cila ka shkaktuar 6 të vrarë.

Pas hetimit të dosjes ka rezultuar se në këtë ngjarje janë të përfshirë katër persona, ku dy prej tyre ndodhen jashtë Shqipërisë. Njëri prej personave që gjendet jashtë është identifikuar si një vrasës profesionist, i cili pas vrasjes ka ekzekutuar me gjakftohtësi edhe dëshmitarët në ngjarje. Shefi i Komisariatit të Tropojës nuk ka bërë të ditur emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje, por ka theksuar se është bërë dokumentimi i ngjarjes dhe se arrestimi i atyre që gjenden në Shqipëri është çështje ditësh, ndërkohë që do të kërkohet ekstradimi i dy personave që gjenden jashtë Shqipërisë.

I pyetur për numrin e dosjeve (lëndëve) të vjetra për vrasje që janë ende të pazbardhura në Tropojë, shefi i Komisariatit të Tropojës, Hasan Hasanaj, nuk ka dhënë ndonjë numër, por është shprehur për një numërtë madh të tyre.“Ngjarjet e vjetra me pasojë vrasjet e ndodhura në Tropojë, janë aq të shumta sa nuk mund t’i zbulojë as FBI”, është shprehur kreu i policisë në Tropojë. Seriali i vrasjeve të pazbardhura në rrethin e Tropojës llogaritet të jetë në 150 dhe që u përkasin viteve 1997-2002.

Konflikti i madh në këtë zone, i shkaktuar nga përplasjet mes përfaqësuesve të dy rrymave më të fuqishme politike në Shqipëri, ishte edhe shkaku që solli një numër kaq të madh viktimash. Në mes ishte edhe vrasja e liderit të PD-së, Azem Hajdari. Përplasjet shkaktuan kufoma të panumërta, ndërkohë që mungesa e shtetit krijoi situatën që vrasjet të mos administroheshin e hetoheshin. Deri tani nuk ka autorë për shumë vrasje të ndodhura në këtë rreth, përfshi edhevrasjet e veprimtarëve të PD-së, Abdyl Matoshi, Gjin Kol Buçaj e Naim Dizdari, ashtu si nuk ka autorë për vrasjet e 4 vëllezërve Haklaj.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML