Merkure, 07 Janar 2009 23:46:56

Lexoni versionin Print

Seriali i vjedhjeve, grabiten 4 lokale në një nate

Katër lokale e dyqane janë vënë në shenjestër të hajdutëve në 24 orët e fundit në Elbasan dhe në fshatrat përreth. Fillimisht pre e vjedhjes ka qenë një qendër optike në lagjen “Kongresi i Elbasanit”

Bardha Nergjoni
Marte, 02 Dhjetor 2008 09:07:00

GRABITJET/ Gjatë natës duke u gdhirë e hënë janë kryer katër vjedhje, por deri më tani nuk ka asnjë autor

ELBASAN - Katër lokale e dyqane janë vënë në shenjestër të hajdutëve në 24 orët e fundit në Elbasan dhe në fshatrat përreth. Fillimisht pre e vjedhjes ka qenë një qendër optike në lagjen “Kongresi i Elbasanit” ku u konstatua se vjedhësit kanë prerë hekurin e skarës së dritares së pasme të dyqanit, nga ku është hyrë brenda. Mësohet se në sirtar kanë qenë gjithsej vetëm 70 mijë lekë, të cilat janë grabitur nga autorët, që mbeten ende të paidentifikuar.

Ndërkohë, në fshatin Shtërmen të rrethit të Elbasanit është thyer dera e një bar-kafeje nga ku, sipas deklarimit të pronarit, mungojnë 80 mijë lekë. Edhe në këtë ngjarje autorët kanë mbetur të paidentifikuar. Por vjedhjet nuk kanë mbaruar këtu, pasi një fotostudio në fshatin Mollas vetëm pak kilometra larg Shtërmenit, është thyer dhe nga aty janë vjedhur pjesë kompjuterike dhe 2 larëse kartash me një vlerë prej 50 mijë lekësh.

Pak metra më tej fotostudios është thyer një tjetër lokal ku, pasi është hapur dera kryesore, është kontrolluar me imtësi banaku. Fatmirësisht për pronarin, paratë e mbetura aty ishin vetëm 20 mijë lekë. Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e ngjarjeve, si dhe gjetjen e autorëve, ndërkohë që dyshohet se tre prej tyre kanë autor të njëjtë. Nga specialistët janë marrë shenjat e gishtërinjve dhe po hetohet për të identifikuar autorët. Duket se ata i kanë shfrytëzuar “më së miri” ditët e pushimit, për të bastisur lokale e dyqane.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML