Merkure, 07 Janar 2009 22:20:53

Lexoni versionin Print

Tiranë, vret veten agjenti i antidrogës

Një agjent i antidrogës pranë policisë së Tiranës i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 kur agjenti i antidrogës Lorenc Muça vrau veten në banesën e tij që ndodhet në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Klodiana Kotorri
Enjte, 04 Dhjetor 2008 09:11:00

Lorenc Muça ka lënë një letër të fundit e më pas ka qëlluar veten me një plumb në kokë me pistoletën e shërbimit

TIRANË- Një agjent i antidrogës pranë policisë së Tiranës i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 kur agjenti i antidrogës Lorenc Muça vrau veten në banesën e tij që ndodhet në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Specialistët e seksionit të luftës kundër jetës dhe shëndetit pranë policisë së Tiranës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e vetëflijimit. Në banesën e agjentit shkuan edhe shumë kolegë të tij të cilët ishin shokuar nga ngjarja.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe zyrtarë të lartë të drejtorisë së policisë së qarkut Tiranë si dhe eprorë të 24-vjeçarit Muça. Policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat që detyruan agjentin 24-vjeçar të qëllonte veten me armë. Grupi hetimor i formuar për këtë ngjarje bëri këqyrjen e vendit ku u gjet i vetëvrarë Muça duke zbuluar një letër, të cilën e kishte shkruar i riu pak para se të vetëvritej. Policia thanë se në letër ai ka shkruar motivet që e detyruan të vrasë veten, duke mos dhënë më shumë detaje.

Mësohet se Muça ka qenë vetëm në banesë, dhe pasi ka shkruar një letër ai ka qëlluar veten me pistoletën e shërbimit. Një plumb në kokë ka qenë fatal për jetën e 24-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend. Ka qenë familjarët e tij të cilët gjetën të mbuluar me gjak trupin e djalit. Ka qenë e kotë ndihma pasi agjenti kishte ndërruar jetë. Kolegët e të ndjerit kanë sekuestruar letrën të cilën ai ka shkruara pak para se të qëllonte veten, e cila pritet të zbardhë dhe rrethanat që detyruan atë t’i jap fund jetës.

Policia nuk bëri të ditur motivin që çoi në vetëvrasje 24-vjeçari duke deklaruar se ende nuk kanë përfunduar hetimet. Lorenc Muça prej më shumë se tre vjetësh ishte agjent në Policinë e Tiranës. Më parë ai kishte qenë agjent në komisariatin e policisë nr.3, dhe më pas në komisariatin nr.4.

Ndërsa prej rreth një viti 24-vjeçari Muça ishte agjent pranë seksionit të luftës kundër drogën në policinë e kryeqytetit. Ai njihej nga të gjithë kolegët si një agjent punëtor ndërsa, nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja mërzitjejetë cilat mund të justifikonin sado pak veprimin fatal të tij që kreu mbrëmë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML