Merkure, 07 Janar 2009 22:30:12

Lexoni versionin Print

Kakome, një polic merret peng, një tjetër plagoset

Një incident i rëndë ndodhi dje në Grykën e Kakomesë pa kaluar ende 24 orë nga vendimi i Gjykatës së Vlorës, e cila legjitimoi lejen e ndërtimit të firmës “Riviera”.

Luan Sejdini
Enjte, 04 Dhjetor 2008 09:18:00

Një incident ndodhi dje pasdite mes policisë private “Runa” dhe policisë së komunës në kryqëzimin e Kakomesë

SARANDË – Një incident i rëndë ndodhi dje në Grykën e Kakomesë pa kaluar ende 24 orë nga vendimi i Gjykatës së Vlorës, e cila legjitimoi lejen e ndërtimit të firmës “Riviera”. Shkak i incidentit është bërë polici i komunës së Lukovës.

Duket se ai nuk e ka pranuar qenien e kolegëve të tij të policisë private “Runa”, të cilët kryejnë detyrën e ruajtjes së makinerive dhe të materialeve ngarkuar në makinat e bllokuara në Kryqëzimin e Kakomesë nga banorët e fshatit Nivicë.

Këta të fundit nuk kanë lejuar firmën ndërtuese të çojë materialet e ndërtimit në Gjirin e Kakomesë, me qëllim ndërtimin e fshatit turistik. Leja për ndërtimin e këtij fshati është dhënë nga Këshilli i Qarkut të Vlorës dhe u konfirmua dy ditë më parë me vendim gjykate.

Ngjarja

Gjatë gjithë ditëve të “ndalimit” policia private “Runa” ka ruajtur largësinë e nevojshme të distancës nga vendi ku zhvillohet protesta e banorëve, duke shmangur përplasjen mes dy policive, asaj private të firmës dhe policisë së komunës së Lukovës, e vendosur prej më shumë se 16 ditësh në ruajtje të rrugës për në Kakome. Por dje, duket se nervat nuk e kanë duruar më këtë stres dhe një polic i komunës, i shoqëruar nga gruaja e tij ka vajtur tek polici privat Halil Shahaj dhe ka shfryrë mbi të të gjithë dufin e grumbulluar të netëve pa gjumë e kohës së keqe që pretendonte se kishte hequr mbi kurriz.

Pasi u ka shpëtuar duarve të së shoqes që e mbante, polici i komunës ka qëlluar me grushta Halilin, që ishte ulur në një gur, pranë makinës së policisë që po ruante. Pas pak, në përforcim të policit të komunës kanë ardhur edhe 20-30 banorë të fshatit, që të gjithë së bashku kanë tentuar ta marrin peng punonjësin e policisë nga Tirana, në një kohë që kanë qëlluar me gurë një tjetër polic i cili tashmë ndodhet i shtruar në spital. Nga ana epolicisë së Sarandës janë marrë dëshmitë dhe po hetohet për identifikimin e agresorëve, përgjegjegjës të incidentit.

Dëshmia

Halil Shahaj, punonjës i policisë private “Runa” ka ditë që kryen shërbimin si rojë e makinave dhe makinerive në Grykën e Kakomesë, Nivicë. I pyetur nga gazeta “Shekulli” lidhur me incidentin, ai rrëfen: “Po rrija mbi një gur pranë makinës që shërben si vendrojë, në krahun e dishezës së kryqëzimit të Kakomesë dhe po pushoja. M’u afrua një burrë i veshur civil, i shoqëruar nga e shoqja dhe filloi të më shajë me fjalë të rënda dhe fyese.

Pasi u largua nga e shoqja, u afrua pranë meje dhe u mundua të më heqë simbolet e policisë. I thashë “Këto jo, se i ruaj me kokë, me këto ushqej familjen!”. Më gjuajti në fillim me shkelm, pastaj me grushta. Me thënë të drejtën, nuk reagova se më vinte turp nga gruaja e tij që qëndronte e shikonte me shqetësim skenën. Pas dy minutave vijnë 20- 30 vetë, bashkëfshatarë të tij, me gurë në duar u drejtuan tek unë, më rrethuan dhe me urdhër të policit të komunës më kapën nga teshat dhe krahët e më drejtuan te vendqëndrimi i banorëve, rreth 500 metra më tej. Për fatin tim, ndaluan dy makina, një e Tiranës dhe një e Sarandës.

Në dy makinat e ardhura rastësisht ndodheshin rreth 5-6 djem të rinj, të cilët ndërhynë e më çliruan nga thonjtë e banorëve. Tek vendi i nisjes së incidentit, shoku im i turnit, Refat Hoxha, po bisedonte në radio me drejtuesit e firmës, duke u përshkruar ngjarjen. Nuk arriti të mbaronte bisedën, kur një breshëri gurësh e mjetesh të tjera të forta u lëshuan mbi të dhe mbi makinë. Nuk mjaftoi me kaq, por e nxorën nga makina dhe filluan ta qëllonin ku të mundnin.

Në gjendje të traumatizuar u nis me një makinë të rastit drejt e në spital i gjakosur. Ndërsa disa metra, afër kthesës, sa ngjita maloren, më priste kolegu im i firmës Luan Bendaj, i cili më solli në Sarandë. Shkuam në spital, e takuam vetë të plagosurin Refat Hoxha, i cili nuk i njihte dhunuesit, por mbante mend vetëm fytyrën e njërit prej tyre”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML