Enjte, 08 Janar 2009 01:06:56

Lexoni versionin Print

Rrugët dhe lagjet e Vlorës “zgjohen” nën ujë

Orët e paradites i kanë gjetur rrugët dhe lagjet e Vlorës nën ujë. Situata të tilla nuk janë parë vetëm në akse që zakonisht reshjet e dendura i mbajnë të zaptuara nga përmbytjet, por edhe në zona të tjera, që nuk kanë qenë të prekura nga situata të ngjashme.

Anila Peçi
Enjte, 04 Dhjetor 2008 09:36:00

SHIRAT/ Pavarësisht masave të marra, në qytet ishte shumë e vështirë lëvizja e këmbësorëve, si dhe automjeteve

VLORË - Orët e paradites i kanë gjetur rrugët dhe lagjet e Vlorës nën ujë. Situata të tilla nuk janë parë vetëm në akse që zakonisht reshjet e dendura i mbajnë të zaptuara nga përmbytjet, por edhe në zona të tjera, që nuk kanë qenë të prekura nga situata të ngjashme. Kjo është ndikuar nga punimet që kryhen në disa akse, siç është ai pranë shkollës “Halim Xhelo”. Uji ka vërshuar në segmentet e tjera lidhëse pranë tij, ndërkohë që e përmbytur është parë edhe rruga e re.

Përmbytja në këtë zonë ka paralizuar lëvizjet e automjeteve që kryejnë linjat ndërqytetëse, por edhe atyre urban. Në vështirësi ka qenë edhe qarkullimi i mjeteve të tjera, ndërkohë që ka qenë thuajse i pamundur kalimi i qytetarëve. Tërësisht në ujë janë gjendur rrugica lagjesh, si dhe brendësia e këtyre të fundit. Po vështirësi ka pasur në lagjen e vjetër të Karabashit, rrugën mbi spital apo në lagjen “29 nëntori”. Përmbytja ka prekur edhe disa nga shkollat e qytetit. Shumë prej tyre e kanë gjetur veten në vështirësi, pasi nuk ka pasur asnjë rrugë kalimi për t’u kthyer në banesa.

Në rrugë janë parë mjete që kanë mbetur në mes të segmenteve për shkak të fikjes së automjeteve nga ndikimi i ujit, duke paralizuar lëvizjen sidomos për automjetet e ulëta. Situata në zonat periferike të qytetit ka qenë edhe më e nderë. Zona e lagjes “24 maji”, ajo në lagjen “1 maji”, lagjen “Kushtrim”, në qendër të qytetit etj, kanë qenë të përfshira nga uji. Ndërsa zonat që përherë përmbyten kanë shkaktuar sërish probleme të mëdha tek banorët që jetojnë aty.

Paraditja dhe orët e drekës i kanë gjetur shumë prej zonave të pushtuara nga uji. Shtabi i emergjencës i ngritur në Bashkinë e Vlorës, rreth mesditës kur situata po rëndohej, ka bërë një ekspoze të zonave më problematike, ndërsa punonjësit dhe mjetet e ndërmarrjes së shërbimeve publike, të ndihmuara nga ujësjellësi e administrata e bashkisë kanë qenë në zona të ndryshme të qytetit për të ndërhyrë në situatën e krijuar e për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Kreu i bashkisë, Shpëtim Gjika, dha direktiva konkrete për çdo zonë, ndërsa angazhoi një ekip të bashkisë për të marrë kontakte me banorë në zona të ndryshme të qytetit ku situata është edhe më problematike. Niveli i lartë i ujit dhe prurjet e mëdha në hidrovor kanë bërë që të jetë tejet i vështirë qarkullimi i shpejtë i ujërave për t’u larguar nga rrugët. Vetëm në orët e pasdites nisën të normalizohen disa nga akset. Përmbytja shkaktoi dëme materiale, por ende nuk ka shifra apo zona të përcaktuara konkretisht.

Kjo pasi në disa zona qe i pamundur identifikimi i dëmeve për shkak të pakalueshmërisë në segmente rrugore. Në portin e Vlorës situata konfirmohet të jetë pa probleme, ku për shkak të motit anijet janë strehuar në ujërat e gjirit, ndërkohë që tragetet janë përpunuar.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML