Dëgjojmë për shumë investime që bëhen nëpër komuna të thella malore. Këtu e kam fjalën kryesisht për zonën verilindore. Por nëse këto fonde po japin rezultatet e duhura, pse vazhdon fenomeni i lëvizjes së popullsisë drejt zonave urbane dhe toka mbetet djerrë?
Si është e vërteta? Në shume fshatra nuk shkon rruga automobilistike dhe aty ku nuk shkon rruga automobilistike, nuk do të ketë zhvillim. Rruga është i vetmi mjet lidhës që bashkërendon punën ndërmjet fshatarit, komunës dhe qytetit.
Përpara shumë vitesh, në këto zona mbillej me plan grurë dhe misër. Tani ky fenomen është reduktuar shumë dhe ka marrë më tepër drejtim për të mbjellë vetëm për blegtorinë. Pse? Shteti nuk po ndërhyn që toka të mos mbetet djerrë, nuk po i mbështet fermerët me mekanikë bujqësore që i përshtatet terrenit ku jetojnë nëpërmjet kredive.
Shumë sipërfaqe toke në këto zona, edhe pse jemi në shekullin e 21, punohen nëpërmjet forcës tërheqëse të kafshëve (kal, gomar, qe), ose vetë njerëzve të mprehur në karrocë.
Dhe hajde pastaj e kërko të marrësh rendimente e rezultate në bujqësi etj.