Fri, 25 Jul 2008 18:12:51
    

Lexoni versionin Print

“Nga vjen guximi për të thënë “S’ka korrupsion”, pak ditë pas Gërdecit?”

Vetëm Berisha mund të jetë i aftë që, ende pa u shuar zhurma e shpërthimeve të Gërdecit, të dalë e të hedh poshtë rezultatet e një sondazhi, që konfirmon atë që dinë të gjithë: Ekzistencën e korrupsionit në Shqipëri.

Miklovan Kasëmaj
Sun, 11 May 2008 08:12:00

 

Vetëm Berisha mund të jetë i aftë që, ende pa u shuar zhurma e shpërthimeve të Gërdecit, të dalë e të hedh poshtë rezultatet e një sondazhi, që konfirmon atë që dinë të gjithë: Ekzistencën e korrupsionit në Shqipëri.

Atë ditë, në mëngjes, kur lexova për sondazhin amerikan i shkrova me shaka një mikut tim: Shif kur të dalë Berisha e të thotë: “...Korrupsioni në rritje? N’asnjë mnyrë!!!!! Ne e kemi djeg (minuar) korrupsionin në vatrën ma t’rrezikshme n’Gërdeeeccc! Shkrumb e hi e kemi ba korrupsionin...!”.

Dhe nuk më zhgënjeu karagjozi. Doli dhe e kundërshtoi sondazhin...!

Unë kam një pyetje që dua ta shtroj për diskutim në këtë rubrikë, për lexuesit dhe për gazetarët nëse dëshirojnë: Nga i buron këtij Kryeministri në detyrë, guximi për të thënë “S’ka korrupsion”, pak ditë pas Gërdecit?!

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • R.Agu: - 05-11-08
    Z.KASEMAJ, PERGJEGJET NDAJ PYETJES JANE SHUME.

    Edhe pse ju i dini pergjigjet e pyetjes qe beni, perseri duke qene te shumta, qe dhe historianet tane kane frike
    ti debatojne,ndaj keto pergjigje do ngelin gjysmake.Ja disa nga to:
    Guximi i dirigjentit tone largpames buron nga: 1-Prej numurit te math te kolltugofageve te koruptuar,me pasuri
    te zeze.2-Milionat qe kane shtresuar kolltugofaget ju japin sipas tyre,garanci jetese ne disa breza,te vendosura ne banga sekrete.3-Ne konceptin e gabuar se,populli shqiptar ju ngjet pulave te lagura nen shi.4-Ne maskat qe veshin kokat tona politike kur takohen me autoritetet e SHBA-se dhe te BE-se.Dialoget me ta jane artistike te nivelit Ollivudian,nga te shtenet ndryshe nga c'jane realisht.5-Trashegimite tona mafioze
    per te mbajtur kariget e sundimit,as Gebelsi nuk i njihte.
    keto 5 pika jane nje e mijta e te gjitha pergjigjeve qe desheroni ju Z.M.Kasemaj.Do ishte mire edhe ju te jepnit idete e tua,mos i nxir gehtenjat e nxeta me duart e te tjereve.R.Agu.

  • Danti: - 05-11-08
    A eshte vertet fajtor Berisha?

    Si te mos kete guxim kryeministri yne?!
    - Politikisht eshte teper i favorizuar, pasi ka perballe nje opozite, qe ka qene e zhytur deri ne fyt ne korrupsion gjate kohes qe ka qeverisur. Berisha e ka te qarte, qe opozita kur akuzon qeverine aktuale per korrupsion e ben kete thjesht per t'i hedhur hi syve shqiptareve dhe jo se do me te vertete te luftohet korrupsioni ne Shqiperi. Ku jane gjithe ata, qe u pasuruan dhe u akuzuan gjate qeverisjes socialiste? Jane te gjithe ne pika kyce drejtuese te PS. Dhe jo vetem kaq, por shume shpesh dalin dhe na japin mend me artikujt e tyre se si duhet qeverisur me mire dhe se si duhet luftuar korrupsioni. Pak sa leviz kapakun e dosjes se tyre Berisha e mbyllin gojen.
    Ne turin e tij kryeministri trumbeton me te madhe ftesen per ne NATO si arritjen kryesore te politikes shqiptare. Nuk kam lexuar ndonje artikull serioz analitik, qe te sqaroje shqiptaret se sa e rendesishme eshte ne te vertete kjo ftese dhe nese ftesa per ne NATO justifikon paaftesine e qeverise per te ndryshuar dicka per mire ne fatin e shqiptareve te zhytur ne mizerje. Kryeministri flet per internet e mesim digital para nxenesve qe lexojne me qiri.
    Analistet politike qe i kemi me shumice, u ngjajne grupeve te tifozeve qe mbeshtesin skuadren e zemres se tyre, te kuqe ose blu.
    - Intelektualet shqiptare nuk perbejne ndonje rrezik pasi jane zera te vecuar ne hapesiren shqiptare.
    - Atij qe i trembet me pak Berisha eshte vete populli. Populli eshte vetem nje rrezik potencial dhe jo real, per sa kohe atij i mungojne lideret. Pakenaqesine e shqiptareve te mjeruar nuk ka mundur ta drejtoje drejt kahut te duhur opozita shqiptare, si per faktin e profilit te kompromentuar te saj, po aq edhe fale pervojes se hidhur te shfrytezimit te kesaj pakenaqesie thjesht per te zevendesuar perdoruesit e karrigeve zyrtare. Shikoni protestat ne Vlore. Anuk bejne sehir te dy palet; opzite dhe pozite?!!!
    Prandaj Berisha e ka guximin jo vetem per te pergenjeshtruar te vertetat, por edhe per t'i shitur vegime begatie atij qe eshte ne shtratin e vdekjes nga uria, ne emer te fjales se dhene, por te pambajtur ndonjehere.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML