Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:11:37

Lexoni versionin Print

"Duhet të mësohemi me gjuhën e kontradiktës, kundërshtisë dhe replikës"

Zakonisht, thuhet së njerëzit e butë lindin, rriten dhe banojnë nëpërzona fushore. Por populli kuksian, është i lindur, rritur dhe banues në një zonë me klimë të ashpër, reliev tepër të thyer malor dhe natyrisht dhe me një kohë shumë të egër në dimër. Natyrshëm dhe njerëzit duhet të jenë pak më të "ashpër" dhe ndoshta më impulsivë

Nashide, Kukës
Merkure, 14 Maj 2008 08:24:00

 

Zakonisht, thuhet së njerëzit e butë lindin, rriten dhe banojnë nëpërzona fushore. Por populli kuksian, është i lindur, rritur dhe banues në një zonë me klimë të ashpër, reliev tepër të thyer malor dhe natyrisht dhe me një kohë shumë të egër në dimër. Natyrshëm dhe njerëzit duhet të jenë pak më të "ashpër" dhe ndoshta më impulsivë.

Por ndryshe ndodh me bashkëqytetarët e mi. Banorët në rrethet e tjera, janë më aktivë, janë më kritikë për atë së çfarë u bëhet, për atë së çfarë u ndodh, pra flasin hapur. Këtu në Kukës, edhe në qoftë se dimë shumë se ç'bëhet, por edhe në qoftë se na bëhet ndonjë e padrejtë, direkt apo indirekt nuk ka rëndësi, edhe nëse nuk na jepen shumë të drejta që janë të ligjshme, nëse na priten dritat, ditën ose edhe natën, nëse na ndalin ujin edhe pse bora akoma nuk ka shkrirë, ne i mbajmë mbi supe dhe, madje, derisa shpina të na kërruset, nuk kemi thënë ndonjëherë se u lodhëm.

Mund të jemi të lodhur, të sfilitur, mund të diskutojmë shumë gjerë dhe gjatë për të gjitha sa thamë më sipër, jo vetëm në një grup të vetëm, por ndoshta dhe të gjithë së bashku njëzëri, por fjalët dalin urtë, butë dhe qetë, se mos ndoshta na dëgjojnë muret, siç thonin dikur në kohën e regjimit komunist.

Nuk e di se pse jemi kaq "anglezë" në këtë fushë dhe shumë mbrapa në disa aspekte të tjera. Duhet të jemi më kërkues ndaj të sotmes sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë, të mos kemi frikë askënd, sepse është qyteti që e kemi ndërtuar ne dhe baballarët tanë.

Duhet, të thuhet, ta themi të gjithë së bashku se kjo është e drejtë, kjo e padrejtë dhe pikë, sepse gjërat nuk janë statike, nuk i përkasin vetëm një njeriu apo një grupi të vogël njerëzish. Duhet të mësohemi me gjuhën e kontradiktës, kundërshtisë dhe replikë, se në fund të fundit, për një copë bukë, nuk ka vdekur njeri, por mbi të gjitha është dinjiteti ajo për të cilën njerëzit duhet të luftojnë të mos u nëpërkëmbët.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML