Sun, 06 Jul 2008 05:50:22
    

Lexoni versionin Print

"Lufta politike bëhet me projekte, jo me hartime të urrejtjes"

Ç'është një politikan? Unë kam përshtypjen se shumë shqiptarë nuk e dinë ende që një politikan, ka një gjuhë të ndryshme nga një person i një zanati tjetër.

adalb_tirana@yahoo.it
Wed, 14 May 2008 08:24:00

 

Ç'është një politikan? Unë kam përshtypjen se shumë shqiptarë nuk e dinë ende që një politikan, ka një gjuhë të ndryshme nga një person i një zanati tjetër.

Kur flet një politikan, ai flet për alternativa, vizione, afate, është si të thuash një inxhinier i mirëqenies sociale, që ka idetë e tij për ta arritur këtë mirëqenie, dhe konkurron në tregun e ideve me të tjerë të ngjashëm me të.

Në Tiranë, dhe në disa vende të tjera të prapambetura, politikani nuk e ka për gjë që të dalë e të flasë për rivalin e tij, njësoj si një kritik arti para një pikture kubiste. Interpretoninterpretimin e interpretueshëm...

Me debate personale e sherre "politikanësh"- (tjetër është "sherre politikanësh" e tjetër "sherre politike"), - nuk çohen punët përpara. Rrimë e dëgjojmë si hedhin e presin inatet e momentit me njëri-tjetrin burrat me kollare të politikës, dhe dalin nga vëmendja të gjithë problemet e tjera ekonomia, rendi, infrastruktura, politika e jashtme.

Sikur 10% e energjive të shpenzuara për t'i bërë luftën njëri-tjetrit nëpër mitingje apo tour-e "gju më gju me popullin" të ishin shpenzuar për t'u bërë bashkë për një reformë konkrete, me afate dhe rezultate të kapshme, do të ishte shumë më mirë për Shqipërinë dhe për imazhin e atyre që kandidohen për ta qeverisur.

Ilir Meta, p.sh., thur biografinë e Edi Ramës apo Sali Berishës. Kështu kanë bërë dhe të tjerë me të...

N.q.s është i aftë për Kryeministër, përse nuk thotë kush është ideja e tij për qeverisje për tema konkrete? Puna është se Meta nuk ka një vizion qeverisës.

Më thoni një propozim të veçantë konkret në lidhje me inflacionin, infrastrukturat, turizmin, pensionet, shëndetësinë, arsimimin etj. Lufta politike bëhet në këto tema dhe jo me hartime të mbushura me urrejtje.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML