Lexova një shkrim në shtypin e huaj, ku shkruhej: Shqiperia eshte toka e Mercedeseve te vjedhur, "fuçia e barutit" te Evropes, - shkruan gazetarja ruse që ka bërë artikullin. Epitetet dhe stereotipizimet jane te shumta ne kete shkrim negativ.
Nuk jam e shqetësuar, sepse e kuptoj që një gazetë ruse do të shkruaje gjëra të tilla. Shqetësimi im ka të bëjë me faktin që Shqipërisë i mungojnë iniciativa të tilla në çështjen e rregullimit të imazhit.
Ca muaj më parë dëgjova se kryeministri kishte kërkuar ndihmën e një regjisori të njohur amerikan me origjinë shqiptare për një fushatë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve. Por asnjë informacion nuk kam hasur deri më tani nëse ka ecur ky projekt.