Fri, 25 Jul 2008 18:04:55
    

Lexoni versionin Print

Mbi "bumin" ekonomik shqiptar..

Shumë e rreptë u tregua zonja Topalli në analizën që ju bëri treguesve ekonomikë të vendeve perëndimore si Italia, Austria, Gjermania, Franca e të tjera, duke i krahasuar me bumin ekonomik shqiptar; dhe mirë ua bëri. Ishte shqetësues bilanci negativ i tyre e duhej një shkundje nga ana e zonjës Topalli që t'i thërrisnin mendjes.

Agim Muçaj
Fri, 16 May 2008 08:57:00

 

Shumë e rreptë u tregua zonja Topalli në analizën që ju bëri treguesve ekonomikë të vendeve perëndimore si Italia, Austria, Gjermania, Franca e të tjera, duke i krahasuar me bumin ekonomik shqiptar; dhe mirë ua bëri. Ishte shqetësues bilanci negativ i tyre e duhej një shkundje nga ana e zonjës Topalli që t'i thërrisnin mendjes.

Ku e çon mushka Italinë e sotme me 0% të rritjes ekonomike. Jazëk, të paaftë. Turp e faqja e zezë. E kanë çuar popullin në ditë të hallit. Po kështu të gjen kur bën me kokën tënde e nuk merr shkëmbime nga eksperienca shqiptare që në këto tre vjet radhazi, nën udhëheqjen e Partisë Demokratike, që i qofshim falë, e kemi 6% rritjen ekonomike. Po nuk kanë faj ata. Fajin e kemi ne që i përkrahëm të marrin ftesën për në NATO. Pale që pretendojnë të futen në BE. Sytë që t'ju pëlcasin. Me çfarë? Me 0%? Si nuk kanë turp e të turpërohen?

Apo pandehin që meqë jemi ne shqiptarët në NATO e në BE mund t'ju japim ndonjë 2 apo 3%... Aty mbahuni se s'kemi punë tjetër ne e do merremi me ju gjithë jetën. Zotërinj! Nuk jeni vetëm ju. Janë edhe Gjermania, Franca e të tjerë me bilance negative që presin ndihmën tonë. Nuk është problemi i 2 apo 3% që do t'u japim ne, por do mësoheni keq e do ta bëni rrugë, prandaj më mirë të mos ju japim që të mblidhni mendjen e kokës,të luftoni korrupsionin që ju ka zënë frymën e po ju mbyt; të bëni reformat në drejtësi e sistemin zgjedhor, të ndryshoni dhe kushtetutën se e keni lënë Berluskonin lakuriq e pastaj të shikojmë në e meritoni ndonjë dorë për në familjen tonë Evropiane.

Pa parë ne shqiptarët hapat seriozë që do hidhni ju, në fushën e reformave që do ju ndihmojnë të kapni 6% tonë, mos kërkoni asnjë ndihmë. Me dylbi keni për ta parë edhe NATO-n edhe BE-në. Edhe këta gjysmë milionë emigrantë italianë që punojnë në Shqipëri rrezik të mos ua rinovojmë lejen e qëndrimit. Mbase kështu do të zini mend e do t'i shtroheni punës. Pak e rreptë zonja Topalli, por mirë ua bëri.

Kështu i do mushka drutë.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML