Shtune, 04 Korrik 2009 05:26:09

Lexoni versionin Print

"Precedenti i vetëm i këtij veprimi, të çon pas, në vitet e diktaturës"

Ka bërë një gabim të madh zonja Topalli,kur me ngut ka hapur dyert e Kuvendit të Shqipërisë për skuadrën e qytetit të saj. Sepse ju znj.Topalli jeni kryetarja e Kuvendit të të gjithë shqiptarëve dhe jo më, thjesht deputetja e qytetit të Shkodrës.

Nolian, Tiranë
Shtune, 17 Maj 2008 08:20:00

 

"Vllaznia" është e të gjithë shkodranëve dhe shqiptarëve dhe askush nuk mund të nxitojë ta shfrytëzojë politikisht.

Ka bërë një gabim të madh zonja Topalli,kur me ngut ka hapur dyert e Kuvendit të Shqipërisë për skuadrën e qytetit të saj. Sepse ju znj.Topalli jeni kryetarja e Kuvendit të të gjithë shqiptarëve dhe jo më, thjesht deputetja e qytetit të Shkodrës.

Hapni arkivat që i keni mjaft për zemër dhe shihni nëse paraardhësit tuaj kanë bërë ndonjëherë diçka të tillë. Kujtoj se, në atë detyrë ka patur edhe të tjerë persona të nderuar nga Shkodra, por edhe prej qyteteve të tjera. Precedenti i vetëm, të çon pas, në vitet e diktaturës, kur skuadra të caktuara fitonin në kurriz të të tjerave, sepse kishin përkrahjen e byrosë politike të asaj kohe, teksa "Partizani" përkrahej nga Petrit Dume apo Beqir Balluku e "Traktori" i Lushnjës nga Lenka Çuko dhe Themije Thomai, por humbiste sporti që nuk ishte më i të gjithëve. Ndoshta e kanë fajin ambientet, pasi janë të vetmet që nuk kanë ndryshuar.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML