Marte, 09 Shkurt 2010 15:56:57

Lexoni versionin Print

"Familja e zhdukur Çerkezi në Gjakovë dhe muzika serbe në Radio-Kukësi"

Këto ditë qyteti i Kukësit po zien nga një debat për disa parulla çetnikësh që janë shfaqur në muret dhe rrugët e këtij qyteti. Siç u informuam nga gazeta "Shekulli", në unison me parullat edhe Radio Shtetërore e Kukësit ka transmetuar muzikë serbe. Por përshtypje më kanë bërë reagimet ndaj këtij shkrimi nga Drejtoresha e Radio Kukësit,

korabi_72@yahoo.com
Enjte, 22 Maj 2008 08:58:00

 

Këto ditë qyteti i Kukësit po zien nga një debat për disa parulla çetnikësh që janë shfaqur në muret dhe rrugët e këtij qyteti. Siç u informuam nga gazeta "Shekulli", në unison me parullat edhe Radio Shtetërore e Kukësit ka transmetuar muzikë serbe. Por përshtypje më kanë bërë reagimet ndaj këtij shkrimi nga Drejtoresha e Radio Kukësit, Nermin Spahiu, e cila "rrahu gjoksin" se kam transmetuar dhe do vazhdoj të transmetoj muzikë serbe, pasi kjo zonjë donte të na integronte njëherë në Ballkan dhe pastaj në Europë. Por, dua t'i them kësaj zonjë se para se të na integrojë në Ballkan, të vizitojë një herë familjen Çerkezi në Gjakovë, të cilën unë e kam vizituar. Një nëne gjakovare, në mars të vitit 1999, paramilitarët serbë i kishin rrëmbyer tre djemtë dhe burrin dhe ia kishin vrarë, ndërkohë që ende sot e kësaj dite asaj nuk i janë kthyer eshtrat, që të ketë një varr për t'i qarë. Si kjo nënë gjakovare janë dhjetëra nëna në Kosovë, që nuk dinë gjë për fatin e mijëra të zhdukurve nga regjimi serb.

E tregova shembullin e nënës gjakovare, pasi ajo ka mbetur e vetme, pasi edhe nuset e djemve i kanë dalë nga shtëpia dhe janë martuar diku gjetkë. Kjo nënë, në shenjë ngushëllimi, shtëpinë e saj në Gjakovë e ka kthyer në Shtëpi Muze, ku unë e kam vizituar dhe jam emocionuar shumë. Ndërkohë që Serbia ende nuk ka kërkuar falje për mijëra viktima dhe gjenocid të shkaktuar në Kosovë. Nuk ka kthyer dhjetëra të zhdukur që të prehen në tokën e tyre në Kosovë. Kjo është njëra ndër arsyet e forta që është ende herët, sidomos në Kukës, që radiot shtetërore, por edhe ato private të transmetojnë muzikë serbe. Dhe kurrsesi ne, populli shqiptar, këndej dhe andej kufirit, nuk mund të pajtohemi me ato se çfarë kanë bërë serbët me shqiptarët e Kosovës, dhe aq më tepër mediat e informimit, sidomos këto në Kukës, nuk duhet të pajtohen me këto, qoftë dhe as duke dhënë muzikën e tyre, kjo sadopak në shenjë proteste kundër Serbisë së Sllobodanit, pasi na ndan vetëm një vijë kufitare me ta. Por besoj se një shqetësim jo pak i vogël për ne kuksianët është dhe fakti se mjetet e informacionit në Kukës, siç është Radioja dhe Televizioni lokal, njëri është me pronar goran dhe tjetri, dhe kryesisht Radioja lokale ka për Drejtoreshë po gorane dhe dashje pa dashje duhet të karakterizohen për nostalgjinë e tyre të prejardhjes, që pak a shumë janë etni sllave, por që gjithmonë, siç duket, kanë gjetur mbështetje dhe nga qendra. Ky fenomen duhet të shikohet dhe rishikohet nga Këshilli Drejtues i RTSH-së dhe nga Bordi i Mediave në Shqipëri, sepse kemi frikë se mund të na ndodhë siç ndodhi me "Bollanot" në Sarandë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML