Përshëndetje nga Tetova! Une si një femer me vjen shume mire, kur komentohet në lidhje me të drejtat e grave tek ne shqiptaret. Duhet të pranojme faktin se të drejtat e grave në mesin tone janë cenuar dhe po cenohen akoma.
Fale asaj që ne u takojme popujve të Evropes, por kultura që kemi trasheguar nga rrethanat historike na ka lene shume anash dhe pas civilizimit evropian. Andaj ne nese duhet që t’i bashkohemi familjes së madhe evropiane, duhet dhe jam shume pro asaj që së paku traditat që me të vertetë nuk perputhen as me humanizmin, duhet t’i korrigjohen me të madhe.
Ndoshta dukem shume si feministe, pro duke u bazuar në ate se si jemi rritur dhe nga çfarë rrethi po vijme, të them të drejtën me dhimbsen grate nga diskriminimi që u behet në familje dhe në shoqëri. Dhe kjo vlen më shumë këtu me gratë shqiptare të Maqedonisë.