Problematika e larmishme variacionet, brendia dhe cilesia e admirueshme, rreshtimi perhere në krah të halleve dhe shqetesimeve të qytetareve, oponenca, kritikat dhe denoncimet e drejta ndaj politikaneve dhe pushtetareve të korruptuar e kanë bere gazeten me të lexueshme e me të dashur për lexuesin shqiptar. Pa komplimente ia vlen të thuhet se gazeta “Shekulli” është bere gazeta me prestigjioze dhe me popullore në vend.
Do të theksoja veçanërisht, faqet 16 dhe 17 të letrave, komenteve e opinioneve dhe sidomos shkrimet dhe trajtesat teorike, politike, shkencore e filozofike e me sens analitik. Gjithashtu modulimi dhe aplikimi i rubrikave të reja në vijimësi, është një argument me shume që flet për novatorizem, fantazi, freski, alternative, cilesi, zhdërvjelltësi dhe progres, larg atavizmave dhe tabuve të palevizshme.
Por duke i pare fenomenet dhe dukurite gjithnje në levizje dhe zhvillim, pavarësisht nga opinionet që dhashe me siper, të cilat nuk janë vetem të miat pore shume e shume lexuesve të tjere, deshiroj që modestialisht të shfaq edhe disa mendime për rritjen e mëtejshme të nivelit gazetareske të kesaj medalje nga me dinjitoze.
Se pari, kam përshtypjen se kohet e fundit, në faqen e letrave e të komenteve po teprohet ca si shume me dergesat me SMS çka bene që të copëzohen e të frangmatizohen tejskajshmerisht shkrimet dhe për vete njoftimin telegrafik nuk mund të thone të pershkruajne si duhet ate çka duan të thone.
Se dyti, problemet e shumta që trajtohen të alternohen me mire edhe me demonstrimin e problematikave me karakter kombetar, patriotik e atdhetar, duke nxjerrë me mire në pah kontributet, meritat dhe vlerat e figurave dhe personaliteteve të shquara shqiptare. Gjithashtu me teper vende në shkrime duhet zene edhe reportazhet, esetë, dosierët që pelqehen aq shume nga lexuesit.
Se treti, me teper vëmendje, kujdes e seriozitet permanent i duhet treguar trajtimit të tematikes e të problemeve e shqetësimeve emergjente me të rinjte.