Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:31:02

Lexoni versionin Print

“Afera amerikane të mos eklipsojë krimin shqiptar…”

E nderuar redaksi! Më lejoni të tërheq vëmendjen tuaj mbi një artikull botuar në shtypin e djeshëm, ku jepet një ide shumë e rëndësishme mbi hetimet në SHBA dhe ato në Tiranë për trafikun e armëve dhe Gërdecin:

Nikolin Kolici, Durrës
Merkure, 02 Korrik 2008 08:36:00

 

E nderuar redaksi! Më lejoni të tërheq vëmendjen tuaj mbi një artikull botuar në shtypin e djeshëm, ku jepet një ide shumë e rëndësishme mbi hetimet në SHBA dhe ato në Tiranë për trafikun e armëve dhe Gërdecin:

“…Së pari, ndonëse, siç thashë, kemi të bëjmë me një ngjarje kaq mediatike, për shkak të implikimit të SHBA, kjo nuk duhet të na bëjë të harrojmë se pjesa shqiptare e kësaj afere, është shumë herë më e rëndë dhe kriminale sesa ajo amerikane. E kam fjalën për atë se tragjedia e Gërdecit është shumë herë, pakrahasimisht herë më e rëndë sesa përfshirja ose ajo e Ambasadorit Amerikan në falsifikimin e origjinës së fishekëve. Fakti se në këtë aferë janë amerikanët, se në të mund të ketë dorë edhe vetë Ambasadori, nuk duhet të na bëjë të kalojmë në plan të dytë krimin e Gërdecit.

Dhe krimi i Gërdecit nuk lidhet me fishekët kinezë apo shqiptarë, por lidhet me faktin se të korruptuarit shqiptarë, në etjen e tyre për para, kanë shkuar shumë më përtej në krime dhe paligjshmëri sesa shitja me falsifikim e fishekëve të vjetër kinezë. Ata kanë futur në proces demontimi predha të artilerisë së rëndë në kushte të paimagjinueshme sigurie për çdo qenie njerëzore që ka sadopak ndjeshmëri ndaj jetës së tjetrit. Dhe ky është krimi kryesor për të cilin duhet të akuzohen dhe gjykohen përgjegjësit e kësaj afere, ku ajo e falsifikimit të origjinës së fishekëve është pjesa më e lehtë.

Duhet bërë, pra, kujdes që afera amerikane të mos eklipsojë krimin shqiptar, të mos futemi në sherret midis Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit, apo ato midis demokratëve dhe republikanëve amerikanë e të ngecemi aty.

Së dyti, midis asaj se çka po ndodh në Amerikë dhe këtej nga ne, lidhur me këtë aferë, bije në sy një diferencë e madhe. Ne shohim dhe ndjejmë peshën e rëndësisë me të cilën po trajtohet kjo aferë në SHBA dhe, po ashtu, kemi ndjenjën se këtej nga ne nuk do të ndodhë asgjë me protagonistët tanë të krimit. Kjo sepse ne dimë se në SHBA, drejtësia është e pavarur nga politika, se fajtorët do të dënohen, kurse tek ne jemi në mbretërinë e pandëshkueshmërisë, me një drejtësi të kapur nga autorët e krimit, qofshin këta politikanët, qofshin oligarkët si Delijorgji me shokë…”.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML