Njeriu dhe paraja… Ky problem është gati i pa fund, për debate, diskutime... Historia e parase deshmon se është një mjet sa i nevojshem, aq edhe delikat e kompromentonjës. Natyrisht nuk janë të gjithe njerëzit të perlyer me parate e zeza, ndaj edhe për ta populli thote dy fjale pas vdekjes: Ishte njeri i ndershëm! Thelbi i pisllëqeve me parane, buron nga karakteri i njeriut, gjenetika e tij, edukata familjare, veçan nga standardet e Drejtësisë së Shtetit, nënshtetas i të cilit ai është.
Drejtesia e semure e Shqipërisë ka bere, bën dhe do të bëjë që shqiptaret me paranë, të jenë të kompromentuar. Vetëm kur kjo Drejtësi të jetë e saktë, do të pakësohen edhe shqiptaret me duar të qelbura nga paraja e zeze. Fatkeqësisht tek ne, ende, hajdutet thërresin: Kapeni Hajdutin! Nëse gjenerali vjedh një mollë, ushtarët i vjedhin ato me gjithë rrënjë.