Jam emigrant. Po dëgjoj se syte po i kthejne nga xhepi im, vota ime, e jotja e tjetrit… të tonat, ashtu në përgjithësi. Se 1 milion emigrante, përveç nje milion votave, bejne dhe 1 milion Dollare ose Euro, që ne do t’i nisim çdo një apo tre muaj, për ata që kemi lene atje pas.
Qe ata tanet atje, t’ja dalin e të mbijetojne, njesoj, perdite si 18 vjet me pare, të blejne buke, të paguajne dritat, të marrin ilaçet e parimbursueshme, të paguajne taksat në mengjes dhe në darke, ato të voglat dhe ato të medhate dhe në fund të fundit, të kene një lek menjane për dite edhe me të zeza së ç’kanë pare.
Te tere ata, duan voten time, tenden, të tjetrit, tonen ashtu në pergjithesi, se, ata që kemi lene aty janë shume pak për të kenaqur orekset e te gjithe politikaneve, që të tere ata të jene njekohesisht në pushtet. Jo ate politik, të kuptohemi.
Une i pres ata, të me vijne edhe ketu, në anen tjeter të botes ku jam, të harxhojne parate nga taksat e mia, të tuat, të tjetrit, tonat ashtu në pergjithesi, për bileta avioni, hotele luksoze, grup shoqerimi, që perulshem, ashtu të mjere, si çdo here në çdo kater vjet, të me mbushin mendjen pse vota ime e ka ate pushtet të ndryshoje gjera e të me lodhe koken se pse vota ime duhet t’i shkoje pikërisht atij. Dhe do t’i them të njëjtën përgjigje, dale nga shpirti i mllefosur i një bashkëvuajtësi tim emigrant:
”Se Shqipërinë nuk e lamë vetëm për të vënë dushe dhe lavatriçe në shtëpi, por së nuk na afronte asgjë ky brezi i vjetër... Asnjë të ardhme të sigurt, asnjë argëtim rinor, asnjë shkollim të denjë, por edhe shpresën e mbytën me fudullëkun e tyre…”.