Unë qe ju shkruaj jam nje prej maturanteve te shumte te këtij viti. Shpresoj qe fjalët e mia te mos bihen ne vesh te shurdhet siç ndodh shpesh ne Shqipëri.
Këtë vit u trumbetua me te madhe se Matura Shtetërore ishte e suksesshme, se nxënësit dolën ne nivele te larta duke ruajtur notën e tyre, se do funksiononte Merite-Preferenca etj. Këto nuk e di nëse kane qene gabime nga mungesa e informacionit apo nga mosdashja,por nuk kishin asnjë grime te vërtetë.
Ky vit ishte viti i kopjuesve. Madje do te thosha qe këtë vit duke ruajtur traditën e vjetshme do te kemi serish universitete te mbushura ne pjesën me te madhe me nxënës qe mesataren e kane nen 8, mbase edhe me poshtë, dhe qe ne lendet ne te cilat kane shkëlqyer mesataren vjetore e kane 5, 6, ose 7.
Viti 2008 duhet te mbahet mend në sirtarët e Ministrisë se Arsimit sepse ishte viti ne te cilin ndodhen mrekullitë me te çuditshme.
Nuk duhet shume imagjinate për te kuptuar se për çfare mrekullish e kam fjalën. Nxënësit e 5, 6 dhe 7 dolën nxënës te shkëlqyer ne provimet me detyrim. Ata ua kaluan edhe atyre nxënësve qe për katër vjet kishin punuar e ishin lodhur për te nxjerre rezultate te larta dhe te merituara. Si eshte ajo shprehja? Ah, po! Ua morën dhjetën ne kthese!
Jam i sigurt qe do te thoni se ata kane punuar dhe sigurisht nxënësit e 5 dhe 6 për nje muaj arrijnë te mesojne shume, madje ia dalin mbanë edhe ne letërsi, edhe ne matematike, pavarësisht faktit qe kane qene gati ngelës. Nuk dua te tregohem kaq i keq dhe t'u hedh atyre gjithë fajin. Faj kane edhe ata nxënës te 10 qe moren 9 apo edhe 8. Faji i tyre eshte qe përpiqen t'ia dalin mbanë me forcat e tyre dhe qe nuk i kane përsosur shume aftësitë kopjuese.
Nuk ka asgjë për te cilën te jemi krenar duke thënë se nuk ka asnjë ngeles, eshte rritur nota mesatare apo se kemi 585 nota 9.5-10 kur shumicën e këtyre notave s'e kane merituar. Këtë vit duhette pranohet se keni dështuar. Po, po, keni dështuar! Se unë jam krenar te them qe atë note qe mora e meritova, mbase meritoja edhe me shume, ashtu siç meritonin me shume ata nxënës qe ju me padrejtësira po i shtyni te kerkojne bursa jashtë shtetit, sepse vendet e tyre neper universitete i kane zënë ata qe kane me shume leke për t'i ofruar administratorit.
E pra zotërinjtë e AVA dhe te Ministrisë se Arsimit e meritojnë nje duartrokitje këtë vit sepse kontribuan fuqishëm në nxjerrjen e nje brezi tjetër e, me falni për shprehjen, injorante te kënaqur dhe te shkëlqyer. Bravo!!!
Ja ku përfunduan 4 vjet mundime te nxënësve te mire dhe 4 vjet qejf te gati ngelesve, gjysma ne plehra dhe te tjerët ne pallatin e mbretit!!! Shqipëria s'është me e zuzarëve dhe e zagareve, siç thoshte poeti, por eshte Shqipëri e injoranteve!!!!!
Do shpresoj qe, ne qofte se do ta lexojnë këtë letër te marrin mundimin te bëjnë nje krahasim ndërmjet notes mesatare te lendeve dhe rezultateve te nxënësve ne provim, ne letërsi dhe matematike! Kane për te pare qe ato qe them janë te vërteta! Do te gjejnë rritje ne note me 2,3 edhe 5 nota! Kjo eshte e vetmja gjë qe unë kërkoj: te behet ky kontroll! Përshëndetje Shekulli, shpresoj qe ta publikoni!!