Merkure, 07 Janar 2009 23:24:52

Lexoni versionin Print

“Sqarojeni kush përfiton dhe çfarë është vërtetë një burrë shteti”

Është i saktë një nga përfundimet e analizës suaj për çështjen e çmimit të energjisë elektrike. Çmimi i dritave rritet gjithmonë në vitet e treta të qeverisjeve, ndërsa vitin e fundit, atë të katërtin, që është në fakt edhe viti kur zuzarët mendojnë vetëm për vota, nisin e aplikohen falje dhe tërheqje.

Hysen H., pensionist Tiranë
Marte, 08 Korrik 2008 08:19:00

 

Është i saktë një nga përfundimet e analizës suaj për çështjen e çmimit të energjisë elektrike. Çmimi i dritave rritet gjithmonë në vitet e treta të qeverisjeve, ndërsa vitin e fundit, atë të katërtin, që është në fakt edhe viti kur zuzarët mendojnë vetëm për vota, nisin e aplikohen falje dhe tërheqje.

Tani le t’i sqarojmë pak këto, sepse nuk vlejnë për të gjithë shqiptarët. Ata që e hanë, jemi ne që paguajmë rregullisht energjinë elektrike. Ne e paguajmë, muaj për muaj, pas datës 20 sepse jemi qytetarë që besojmë tek shteti dhe tek qytetaria.

Por shumica e popullsive periferike nuk paguajnë asgjë dhe faturat akumulohen. Janë pikërisht këta të dytët, me fatura të akumuluara, që përfitojnë nga faljet dhe amnistitë për kamatat se unë si qytetar i rregullt, nuk përfitoj asgjë.

Këto kontigjente janë votuesit injorantë dhe anti-shoqërorë të të ashtuquajturve liderë politikë, që vetëm liderë nuk janë. Një lider dhe burrë shteti, mendon për gjeneratat e ardhshme të vendit që drejton, kurse një burrec i vogël partie klanore, mendon vetëm për zgjedhjet e ardhshme. Siç mendojnë gjithë karagjozët tanë, që dinë të dalin vetëm në televizor.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML