Enjte, 08 Janar 2009 01:12:17

Lexoni versionin Print

“Sa i rëndësishëm është një shërbim i mirë mikpritës, të gjithë e dimë”

Unë kam punuar gjatë në industrinë e turizmit. Pjesa e mënyrës si shërbehet, në fakt ka një term të veçantë, që në shqip nuk po ia gjej dot. (fakti që jam shqiptar por nuk di as çfarë emri t’i vendos kesaj industrie, tregon për nivelin gati inekzistent të saj).

detriadriatik@hotmail.co.uk
Premte, 11 Korrik 2008 08:52:00

 

Unë kam punuar gjatë në industrinë e turizmit. Pjesa e mënyrës si shërbehet, në fakt ka një term të veçantë, që në shqip nuk po ia gjej dot. (fakti që jam shqiptar por nuk di as çfarë emri t’i vendos kesaj industrie, tregon për nivelin gati inekzistent të saj). Në Anglisht i thone Hospitality Industri, që do përkthehej në shqip si Industria e Mikpritjes.

Pra, quhet Mikpritje. Sa i rëndësishëm është një sherbim i mire në Mikpritje, të gjithe e dime. Kur presim një mik në shtepi, dime si t’i drejtohemi. Ashtu duhet të presim edhe një Turist, sepse Turisti, apo fundja Klienti nuk është gje tjetër veçse një Mik në ambientet e tua, dhe fakti që ky mik paguan për mikpritjen, mjafton t’i themi dy here faleminderit.

Dhe e dyta, quhet Industri. A e kemi kuptuar në shqiptarët që është një Industri? Dhe jo vetem kaq, por është një industri nga me të rëndësishmet edhe në vende që nuk kanë kushte shume të favorshme për Turizëm, e jo më në Shqiperi.

Disa nga ato hotelet që përmend ministri i Turizmit, vetem si godina duken bukur dhe ushqimin e shërbejnë me orar, me personel të pakualifikuar. Nuk mjaftojnë ca spote në CNN për të zhvilluar turizmin, ajo është e fundit. Ehuuu, sa punë ka! Nuk di as nga t’ia filloj...

Në Shqiperi akoma nuk ekziston një kompani restorantesh zinxhir, me klientelë të rregullt dhe furnizim të bollshëm dhe të pandërprerë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML