Shkrimi për emigrantët është i goditur dhe real. Ndihem mire kur vlerësohet 1/3 e popullsisë shqiptare dhe t’i jepet shansi të thote fjalen e vet nëpërmjet votes. Kjo është me e pakta që duhe të beje politika harbute dhe e paafte e TIRANES.
Ne jeten time kam votuar një here dhe atehere ma vodhen voten dhe me e keqja është së ma vodhen perpara syve të mi. (Harbuti Berisha dhe pijaneci Nano, janë njësoj për këto gjëra). Politika Shqiptare e pas ‘90-s nuk u mbështet tek njerezit e afte me dije, por tek llumi i shoqerise sone, tek të fortet e lagjes apo horrat e pafe. Falënderoj “Shekullin” për kontributin që jep, që ajo pjese e larguar e shoqerise tone të thote fjalen e vet me votë.
Era e mençurisë dhe e dijes, po e neutralizon dhe asgjëson verbërinë, harbutërinë, prapambetjen, budallallëkun, idiotësinë, paturpësinë, pafytyrësinë, prapambetjen dhe errësirën e shpellave. Në horizont duket drita e diellit, që jep jete dhe shpresoj që une dhe 1/3 e Shqiptarëve në mergim të votojme se cilët njerez të drejtojnë SHQIPERINE. Faleminderit!