Përshëndetje! Faleminderit për rubrikën. Në radhë të parë, doja të thoja që ne shqiptarët duam të gjithë të ndërtojnë çatinë kur fillon të bie shi. Nuk ankohemi për nivelin e dobët të arsimimit mjekësor.
Nuk ankohemi për sallat e studentëve, ku bankat e fundit nuk dëgjojnë. Nuk ankohemi për nivelin e dobët të librave që përkthejnë studentët për pedagogët dhe marrin 10 me bisht. Nuk ankohemi për nivelin e dobët të Fakultetit të Infermierisë. Nuk ankohemi për sekretaret që janë bërë si dekane në fakultet dhe i trajtojnë studentët si kafshë për një vërtetim.
Por kujtohemi të ankohemi kur “armiku“ vjen tek dera dhe na ka futur tytën e tankut tek goja. Ky postim mundet edhe të mos publikohet fare. Dua të them që shume veta nuk ankohen atje ku duhet. Kjo është të kërkosh flori në minierën e kripës. Ju faleminderit! Nga një shqiptare.