Enjte, 08 Janar 2009 00:02:17

Lexoni versionin Print

“Gara për të blerë dhe shfrytëzuar talentet, është e hershme”

Unë mendoj se talentet dhe fenomenet lindin pavarësisht mjedisit. Problemi qëndron tek kultivimi i tyre. Qëndron ideja që mjedisi i duhur nxjerr me bollëk të tillë, por në rastin kur ai lind dhe nuk ka shanse të kultivohet, është i humbur, është i marrë fund.

antero@hotmail.it
Hene, 14 Korrik 2008 08:31:00


Në këtë rubrikë, para dy ditësh u bë një pyetje: “Përse nuk arrijmë ne si shoqëri të zbulojmë dhe rrisim talentet tona?”.

Unë mendoj se talentet dhe fenomenet lindin pavarësisht mjedisit. Problemi qëndron tek kultivimi i tyre. Qëndron ideja që mjedisi i duhur nxjerr me bollëk të tillë, por në rastin kur ai lind dhe nuk ka shanse të kultivohet, është i humbur, është i marrë fund.

Kjo ndodh me shqiptaret në sporte, në art, në letra dhe në shkence. (Në Itali dhe Greqi janë me të dukshme, sepse janë me shumicë).

Por kjo ndodh edhe me italianet dhe grekët në Amerikë e gjetkë. Si shembull: 10% e NASA-as janë greke, që vijnë me matematikë të mësuar në shkollat greke! Pra, ata do të ishin “të humbur” në Greqi.

Në Europë nuk shikohen me xhelozi këto pune. Kush ambient është më i pasur kërkon, blen dhe zhvillon talente, dhe me pas i shfrytëzon për interesa ekonomike, mbase edhe nacionale. SHBA ka qenë shembull tipik për këtë gjë. Blerja e kokave të shkencës ka filluar mbas Luftës II.B., me tërheqjen dhe krijimin e kushteve laboratorike për ta dhe me pas marrja e rezultateve që ne i shohim sot.

Për etërit e Fizikës dhe Aeronautikës pati një ethe rrëmbimi deri në anekdote si nga Amerika, ashtu dhe Rusia. Më pas vazhdoi me talentet e kërkuara në Japoni. Edhe sot (pas hapjes së Lindjes) lëvizja është në drejtime dhe mjedise të ndryshme. Ne jemi aq të vegjël, jemi aq të varfër, kemi kaq pak, e aq me tepër, nuk kemi asnjë konditë për t’i mbajtur.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML