Merkure, 07 Janar 2009 23:03:33

Lexoni versionin Print

“Turizmi dhe imitimi, si forma më e sinqertë e moskuptimit”

Një vërejtje shumë të drejtë bën një shkrues për muzikën e servirur në lokalet tona, ku dominon muzika e huaj etj. Kjo duhet parë. Duhet vendosur rregull në këtë pikë. Muzika duhet të jetë së pari shqiptare, siç veprohet kudo në botë.

dimadino@yahoo.ca
Hene, 14 Korrik 2008 08:35:00

Një vërejtje shumë të drejtë bën një shkrues për muzikën e servirur në lokalet tona, ku dominon muzika e huaj etj. Kjo duhet parë. Duhet vendosur rregull në këtë pikë. Muzika duhet të jetë së pari shqiptare, siç veprohet kudo në botë. Sidomos në lokalet ku shkojnë të huajt apo turistët, sepse atë duan edhe ata vetë. Gjithçka shqiptare, nga veshjet, reklamat e folklori deri krahinor duhet të dominojë.

A mund të shkosh në Përmet e të mos dëgjosh “klarinetën e Laver Bariut”? Apo të jesh në Leskovik e të mos kontaktosh me “gajden” tradicionale të kësaj treve? Po çiftelia, dajreja, fyelli dhe curlja e malësive tona? Për ato mund të bëjnë mijëra kilometra rrugëtime turistët e botës, t’i shohin në origjinal, e jo për kopjime bastarde, pa lidhje.

Pa folur pastaj për infrastrukturën, jo thjesht nga rrugët. Nuk është e thënë, o asfalt o s’ka! Na duhen edhe rrugicat me kalldrëm (siç janë rigjeneruar në Korçë p.sh.). Pse të mos këtë të tilla edhe në Dhërmi p.sh., që është fshat malor aq i bukur në atë bregdet mesdhetar joshës? Po kështu do të flisnim për Krujën etj.

Shumë gjëra mund të bëjmë në Shqipëri me shpenzime minimale pasi ekzistojnë mjediset, duhet vetëm një studim me laps në dorë e me mendim novator. Mos harroni thënien lapidar të popullit: “Më mirë të dish, se të kesh!?”, ne më duket se na mungon e para, pra, atë të kapim…

Nuk mund të vazhdojmë në çdo fushë me imitime koti. Imitimi është forma më e sinqertë e moskuptimit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML