Do të kisha dëshirë që në jetën time disa gjëra mos të përsëriteshin e aq më tepër disa gjëra që vijnë si re të zeza dhe me një pamje prej fantazme që sjell vetëm mortje. Edhe djajtë kane atë metamorfozën e tyre shpeshherë të destinuar të vdesin, nuk e di këta të kuqte në mënyrë magjike na shfaqen si papritur, për çfarë valle na i sjellin në kujtese disa dhe aq me tepër të lulëzojnë në Artin e Galerive, nuk e di se çfarë motivi i bashkon këta nostalgjikë me doktrinistet e famshëm që sollën vetëm mjerimin e popujve të lindjes, deri në varfëri të tejskajshme e duke e bere njeriun skllav të sistemit të tyre dhe të pa motivuar për jetën e tyre. PANTERA E ZEZË nuk mund të ndryshojë imazhin e saj. Besoj se madhështia e këtyre ka mbaruar, por çfarë vlera Z.Shima na ofroi në Galerinë e tij?! Vlerat bronxiale apo ato ideologjike?! Ju lutemi juve dhe shume të tjerëve që keni humbur luksin e djeshëm, po ashtu dhe moralin, mos u shtoni më dhimbje shqiptarëve, akoma i kanë plagët e freskëta, lëreni të qetë dhe krijoni një imazh të mirë. Si mund të ndryshojë Shqipëria?!