Merkure, 07 Janar 2009 22:47:03

Lexoni versionin Print

“TË FALEMINDERIT... SHEKULLI!”

Prej kohësh, që kur linde ti “SHEKULLI” (dhe pate një “lindje të vështirë” sepse linde në një vit të mbrapshtë të fund shekullit të vjetër, por historik) dhe ende pa u “ngritur në këmbë”, nise një rrugë të mbarë: rrugën e mbrojtjes të së drejtës e të vërtetës. Më lindi dëshira të uroja ditëlindjen dhe jetëgjatësi (tej shekullit të ri që po e shoqëron denjësisht).

Ramazan Sula
Shtune, 19 Korrik 2008 08:48:00

 

Prej kohësh, që kur linde ti “SHEKULLI” (dhe pate një “lindje të vështirë” sepse linde në një vit të mbrapshtë të fund shekullit të vjetër, por historik) dhe ende pa u “ngritur në këmbë”, nise një rrugë të mbarë: rrugën e mbrojtjes të së drejtës e të vërtetës. Më lindi dëshira të uroja ditëlindjen dhe jetëgjatësi (tej shekullit të ri që po e shoqëron denjësisht). Nuk e bëra atëherë. Kisha arsye. Nuk e ndjeja veten të qetë. Ashtu si shumica e shqiptarëve. Pastaj, vitet e emigracionit nuk më krijuan mundësitë e duhura që të ndiqja rritjen tënde të shëndetshme dhe njohjen për së afërmi. Erdhi çasti të dërgoj një falë nderim për ty, “SHEKULLI” im i ri (më shumë ti u përket shqiptarëve bashkëmoshatarë e bashkudhëtarë të shek.XXI). Dhe këtë çast ma solle vetë ti, për të mos thënë që ma “bëre” borxh! Në një nga numrat e fundit, ti botove një shkrim të gazetarit Dritan LACI, me titull: “Kam nevojë për transplant!”.

Shkrimi ishte sa i vërtetë, aq dhe prekës. Veçanërisht për mua, ai ishte prekës e më bëri të derdh lot... Shkrimi “jepte alarmin” se një njeri, ende i ri, një qytetar i Shqipërisë është në rrezik për jetën (nëse nuk ndihmohet), nga një sëmundje e rëndë, por jo e paevitueshme. Ky “njeri, ende i ri dhe qytetar i Shqipërisë” është babai i dy mbesave të mia të mrekullueshme që, për ty, “SHEKULLI” janë bashkëmoshatare dhe bashkudhëtaret tuaja në shekullin e ri. Bashkëshortja e tij që po përpiqet me gjithë forcën e shpirtit të saj për ta rikthyer të shoqin në jetën normale, është njeriu më i dashur për mua, është ime bijë... Ti, “SHEKULLI” nëpërmjet shkrimit të D.Lacit, të cilit i rezervoj një falënderim të veçantë, e publikove këtë fakt, në vazhdim të përpjekjeve të sime bije për të siguruar ndihmën më modeste të mundshme nga organet kompetente. Të faleminderit “SHEKULLI”!

Nëpërmjet teje, gjej rastin të falënderoj për gatishmërinë paraprake të treguar, Drejtorinë e QSUT dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të dhënë ndihmesën e mundshme. Respekt e falënderim të veçantë iu transmetoj personelit dhe ekipit sanitar e mjekësor që vazhdon të kujdeset për njeriun tonë të afërt! Mjekut, Prof.Jovan Basho , i cili për vite me radhë jo vetëm e ka mjekuar me profesionalizëm pacientin e tij, por e ka “ushqyer” vazhdimisht me optimizëm dhe besim, i dërgoj urimet më të ngrohta. Shpreh bindjen se bluza e tij e bardhë, e tillë do të jetë, në të gjithë jetëgjatësinë profesionale të tij, e bardhë siç është dhe zemra e tij. Të faleminderit gazeta “SHEKULLI”, bashkudhëtare e Shekullit të Ri!

Athinë, korrik 2008


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML