Enjte, 08 Janar 2009 01:05:28

Lexoni versionin Print

“Spitalet me pagesë, ik nga shiu e bie në breshër”

Punonjësit e spitaleve apo ato të Ministrisë së Shëndetësisë duhet të kishin shikuar organizimin shëndetësor të Gjermanisë ose Amerikës, para se të propozonin skema të tilla. Kandidatja për Presidente Honorable, Hillary Clinton u angazhua që 40 milionë amerikanë pa sigurim mjekësor të përfitonin shërbim mjekësor.

Nënshkruar nga Fatbardh Doçi, New York
Merkure, 23 Korrik 2008 08:35:00

 

Punonjësit e spitaleve apo ato të Ministrisë së Shëndetësisë duhet të kishin shikuar organizimin shëndetësor të Gjermanisë ose Amerikës, para se të propozonin skema të tilla. Kandidatja për Presidente Honorable, Hillary Clinton u angazhua që 40 milionë amerikanë pa sigurim mjekësor të përfitonin shërbim mjekësor. Nuk u argumentua si dhe pse. Por një gjë është e sigurt, kush shkon në urgjencë e meriton vajtjen, apo jo në urgjencë, nuk paguan asgjë. E keqja këtu është se mjeku të jep ilaçet dhe farmacia nuk t’i jep falas pa sigurim.

Këtu duhet të hapet qesja, ose karta bankare. Në Amerikë nuk të refuzohet vizita ose operacioni apo shtrimi në spital.

Por shtrimet janë të kufizuara. Apendesiti, hernia, operacionet e syve deri te glaukoma nuk shtrohesh, as për operacionet e dhëmbëve, dhëmballëve, dermatologjike qofshin dhe kanceroze.

Operacioni kryhet pa lekë dhe pas tre-katër orësh operacion, duhet të shkosh në shtëpi. Spitali të jep numrin e telefonit deri dhe të celularit të doktorit. Për çdo të papritur.

Këtu ka komision që bën vlerësimet për mjekët dhe kur i plotëson pikët negative, spitali e nxjerr të papunë mjekun, qoftë edhe po pati gradë të lartë shkencore. Këtu mjeku absolutisht nuk ka punë me paratë, qoftë edhe klinika private. Edhe kur janë vetëm një apo dy mjekë në klinikë private, nuk kanë punë me lekët. Kjo është demokracia, ekonomia e tregut.

Spitalet edhe këtu janë me klasa e kategori. Ka spitale që janë si për kohë lufte, ka edhe spitale moderne 25-katëshe, ku për pacientët ka salla moderne të pajisura me orendi të shtrenjta. Dëshiroj që të bëhet si të jetë më mirë për të dy palët.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML