Merkure, 07 Janar 2009 22:36:43

Lexoni versionin Print

“Po Topalli, ç’pati?!”

Nuk kemi përse të habitemi nga ngjarje kaq normale dhe të zakonshme. Z.Taulant Balla nuk duhet të ketë frikë për veten e tij apo familjarët e tij pas kërcënimeve nga grotesku Kryeministër, pasi ky i fundit dihet që është një mashtrues profesionist.

Letër e nënshkruar E.E
Enjte, 24 Korrik 2008 08:17:00

 

Nuk kemi përse të habitemi nga ngjarje kaq normale dhe të zakonshme. Z.Taulant Balla nuk duhet të ketë frikë për veten e tij apo familjarët e tij pas kërcënimeve nga grotesku Kryeministër, pasi ky i fundit dihet që është një mashtrues profesionist. Ai mashtron një popull të tërë (nuk është për t’u nënvlerësuar aftësia e lartë që ka për t’u mashtruar e këtij populli). Unë them se ju z.Balla i keni rënë pikës, mesa duket vajza e Kryeministrit i ka kërkuar të atit ndonjë post me rëndësi në qeveri. Ajo mund ta ketë vënë në vështirësi babain duke i thënë se nuk je i zoti për asgjë, se edhe ai plakushi që shkon nga fryn era mendon për vajzën e tij më shumë sesa ti, etj. Këto mund të kenë qenë fjalët e vajzës së z.Berisha të cilat e kanë prekur thellë njeriun familjar Berisha baba. Ndaj them se është i kuptueshëm reagimi i tij ndaj fjalëve hapëse të fjalimit të z.Balla. Por ajo që ngjall më shumë dyshime dhe interes është Kryetarja e Parlamentit, znj.Topalli. Mbiemri i saj duket sikur shpreh një karakteristikë të gjuhës së saj të folur. Shumë fjalë që ajo përdor fatkeqësisht nuk ndodhen në Fjalorin e Gjuhës Shqipe dhe shpesh duhet një përkthim shqip-shqip nga ndonjë që njeh mirë zonën.

Është me interes të veçantë momenti kur znj.Topalli ndërhyn në debatin Balla-Berisha. Pas përdorimit të një fjalori të pasur nga Kryeministri (fjalor alla-Nano), ajo shprehet se “ky” qenka për t’u nxjerre jashtë prej zhelesh! Z.Berisha vazhdon me ofendime që degradojnë (z.Balla nuk flet) ndërsa ajo vazhdon: “Nxirreni jashtë, vagabond... etj.”. A e kuptoi njeri se kujt i drejtohej znj.Topalli me këto fjalë? Çfarë e nxehu kaq shumë znj.Topalli, sa ta quajë vagabond z.Balla vetëm për një fjalë që tha për vajzën e z.Berisha pa e ofenduar? Kur mund të themi fare kollaj se vagabonde ishte mënyra e Kryeministrit.
 
Ajo, duke qenë grua mund të jetë ndier e fyer dhe ka dashur mbase, që të ishte z.Berisha që të kapej për zhelesh dhe se i thoshte po këtij të fundit, vagabond. Mbase ajo, padashur shprehu dufin e saj ndaj Kryeministrit?! Ne të gjithë e dimë se nuk është pikërisht kështu, unë nuk e vë dorën në zjarr. Atëherë duhet ndonjë shpjegim tjetër për indinjimin në këtë mënyrë të Kryetares së Parlamentit. Mos vallë ka ndonjë lidhje që ne e injorojmë mes familjes Berisha dhe znj.Topalli? Megjithatë këto janë aludime pa baza, e vetmja shtysë është reagimi aq i ashpër i Kryetares së Parlamentit ndaj dikujt që nuk ofendoi njeri por vetëm u ofendua gratis.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML