Marte, 07 Tetor 2008 01:42:04

Lexoni versionin Print

“Opozita me bukë dhe qeveria me gurë!”

Prej kohesh është vene re një qasje pozitive midis opozitës dhe pozitës, është shtrirë dora e bashkëpunimit, madje të mesuar prej vitesh me një opozite agresive, gojëlëshuar, të dhunshme, së cilës nuk i mungonin as muskujt në Parlament, apo mitralozat dhe tanket jashte tij, tanime na duket sikur vendi nuk ka opozite fare.

Letër e nënshkruar Edmond Zeneli
Premte, 25 Korrik 2008 08:16:00


Prej kohesh është vene re një qasje pozitive midis opozitës dhe pozitës, është shtrirë dora e bashkëpunimit, madje të mesuar prej vitesh me një opozite agresive, gojëlëshuar, të dhunshme, së cilës nuk i mungonin as muskujt në Parlament, apo mitralozat dhe tanket jashte tij, tanime na duket sikur vendi nuk ka opozite fare. Ajo në fakt është por tashme ka veshur një petk tjeter, ka një profil tjeter, si për të dhene jo vetem një shembull emancipimi politik (per fat të keq, kjo ka ndodh veç majtas), por edhe një qetesi të admirueshme në skenen politike shqiptare, gjë për të cilen kemi pasur aq shume nevoje.

Ndonëse përballë ka patur si përherë Berishën, opozita është treguar shume here dorëlëshuar karshi qeverise, duke e stolisur këtë të fundit edhe me disa pekule që për hir të së vërtetës nuk i meriton. Aspak nuk jam kunder bashkëpunimit pozite-opozite, përkundrazi mendoj se kjo është gjeja me e çmuar që në nuk e kemi njohur kurrë gjate ketyre viteve dhe jo vetem, pasi në natyren e shqiptareve bashkëpunimi është i panjohur, sa here që nuk ka përfitime vetjake, të dyshimta. Gjate ketyre tre viteve opozite edhe pse e përçarë, e majta ka bërë një opozite të arsyeshme dhe çuditërisht mjaft bashkëpunuese në disa reforma të medha të vendit. Madje me naivitet prej fëmije, fillimisht ajo iu gjend prane kryeministrit në Gërdec, duke mos ditur se arkitekti i tij ishte vete ai me republikanet famëzinj. Pra edhe pse me një kosto të madhe mbi vete, opozita është përulur gjithnjë, ku me hir e ku me pahir. Disa mbahen mend për mire, disa për

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML