Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:59:00

Lexoni versionin Print

“Moszbatimi i ligjit, shkak për zjarret”

Shqipëria edhe këtë vit, si për ironi të fatit u kthye në një vatër zjarri. Zjarre masive kanë pushtuar vendin dhe kanë shkrumbuar me qindra hektarë pyje e ullishta.

Letër e nënshkruar saimir_alija@yahoo.com
Premte, 25 Korrik 2008 08:19:00

 

Shqipëria edhe këtë vit, si për ironi të fatit u kthye në një vatër zjarri. Zjarre masive kanë pushtuar vendin dhe kanë shkrumbuar me qindra hektarë pyje e ullishta. Gjendja është alarmante, dhe në qoftë se do vazhdohet të ecet me këto ritme pune për parandalimin e tyre është e kotë sepse gjendja ka për t'u përkeqësuar edhe më shumë, dhe është me të vërtetë për të ardhur keq që po digjen kaq shumë sipërfaqe toke, madje edhe në bregdet, ku jemi edhe në sezonin e plazhit, dhe ka shumë turistë. Shtabi i Emergjencave Civile duhet të marri masa për këtë.

Zjarret në shumicën e rasteve kanë qenë të qëllimshme, ato janë vënë nga vetë dora e njeriut, kjo gjë është konstatuar edhe një vit më parë, që zjarret janë të qëllimshme, e për pasojë asnjë dënim nuk u krye, shumë persona ndalohen, dhe asnjë nuk ndëshkohet dhe ky është një ndër faktorët kryesorë për zjarrvënien e qëllimshme, e po të dënoheshin disa për veprën penale të shkatërrimit të pronës publike me dashje, besoj se nuk do të kishim më raste të tilla sepse ata do t'i trembeshin ligjit. Arsyeja e vetme për të cilat ndodhin gjithë këto prapësira në vendin tonë është vetëm se nuk zbatohet ligji, dhe njerëzit bëjnë shkelje nga më të ndryshmet dhe ngelen të pandëshkuar.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML