Merkure, 07 Janar 2009 21:49:54

Lexoni versionin Print

Taulanti nuk duhet të ketë frikë nga kryeministri

Ngjarja e fundit që ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë ishte e pazakonte, madje e tejkalon kufirin e normales, por për një njeri si Kryeministri jone nuk është çudi sepse atij i duket normale. Jo vetëm unë si qytetar i Librazhdit, por i gjithë qyteti, madje i gjithë vendi

miri_lb88@yahoo.com
Diel, 27 Korrik 2008 10:33:00

 

Ngjarja e fundit që ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë ishte e pazakonte, madje e tejkalon kufirin e normales, por për një njeri si Kryeministri jone nuk është çudi sepse atij i duket normale. Jo vetëm unë si qytetar i Librazhdit, por i gjithë qyteti, madje i gjithë vendi ndihet i fyer nga menyra se si i foli Kryeministri deputetit Taulant Balla në sallen e Kuvendit përpara gjithë deputeteve dhe publikut, eshte një turp i madh për vendin tone, pse gjithmonë duhet të përmendemi për keq, sepse ngjarja e fundit është e paprecedente dhe nuk duhet të ndodhte, ai mund t’i përgjigjej Balles me kundërakuza, jo duke e ofenduar aq rende, duke u përzier me familjaret e deputetit. Taulant Balla në Kuvend nuk përfaqëson vetëm veten e tij, por ai aty është për të përfaqesuar popullin e Librazhdit dhe në ndihemi krenar për të sepse jo për të ofenduar të tjeret, por të gjithe jemi koshientë se Taulanti ështëi vetmi nder të gjithë deputetet që ka përfaqësuar vendin tone, i cili ka ngritur zerin në parlament për hallet dhe problemet që ka qyteti jone, pavarësisht nëse janë zgjidhur apo jo ai e ka bere punen e tij, ai na ka përfaqësuar denjesisht. Prandaj sa nuk është vone z.Kryeminister ti duhet t’i kerkosh ndjese jo vetëm z.Balla dhe qytetareve të Librazhdit, por të gjithë opinionit publik. Ne gazeten "Shekulli", e cila është një nder gazetat me prestigjioze në vendin tone, lexova një shkrimku thuhej po z.Balla pse nuk e ofendoi kryeministrin? Dija të sqaroja se për këtë gje Taulanti ka treguar karakterin dhe temperamentin e tij si një njëri i kulturuar dhe i arsimuar mire, sepse ai arrin të kuptoje që nuk mund të përdoren shprehje të tilla në Parlament. Ka ardhur koha që Shqipëria duhet të dale nga "kthetrat" e burokracise, jetojme në 2008, kemi marre ftesen për antaresimin në Nato, dhe shpresojme që të antaresohemi edhe në BE, por me keta udheheqes që kemi ta harrojme, sepse të gjitha keto turpesi do të ndikojne në aspiratat tona për në strukturat Euroatlantike. Ne çdo dite e me shumë po behemi gazi i botes, ndodhin gjera që as në vendet me të pazhvilluara nuk ndodhin. TAULANT BALLA ka mbeshtetjen e gjithë qytetit të Librazhdit dhe nuk duhet të ndikohet nga politikane që i përkasin së shkuares tashme, ato duhet ta kuptojne se po lind një epoke e re dhe se kontributi i tyre nuk duhet me.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML