Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:11:21

Lexoni versionin Print

Sa keq kuptohen dhe trajtohen problemet nga mediat

Kur lexova disa shkrime rreth temes “A rrihet gruaja”?, mendova se pyetja behej për ndonje kafshe, apo për sjellje shtazore…Ju përgjigjem jo..jo.. Kafshet nuk goditen, kuptojne dhe pa nderhyrjen brutale të padroneve me sjellje kafshe…

Nënshkruar nga Robert, emigrant.
Diel, 03 Gusht 2008 09:14:00

 

Kur lexova disa shkrime rreth temes “A rrihet gruaja”?, mendova se pyetja behej për ndonje kafshe, apo për sjellje shtazore…Ju përgjigjem jo..jo.. Kafshet nuk goditen, kuptojne dhe pa nderhyrjen brutale të padroneve me sjellje kafshe…Per ma tepër nuk flitet e as duhet menduar për gruan... Kush nuk e kupton ia them une. Gruaja eshte krijesa me fisnike ne bote e të gjitha periudhave historike që njeh njerëzimi. Sjellja e keqe ndaj gruas nuk konceptohet ne asnje arsye, jo ma ta rrahesh dhe me paturpësi t’i the se kjo ndodh ne Shqiperi… Jo o person me të meta mendore, o psikopat (te vura këtë emer se s’kam si të thërras ndryshe). Une që po të shkruaj Shqiptar, ndoshta para teje, se jam gjysh. Nuk jam kurre dakort …Gruaja behet bashkëshortja me e ngushte e jetes, nga fryt i dashurise se vertete të dy të dashuruarve. Me gruan lidh jeten, qan hallet, zgjidh problemet familjare apo personale, deri ne ate pike që nuk të ka rastis me asnje person të familjes, qofte me ato që të linden.

Pra me gruan zgjidh çdo problem …Me drurin çfare problemi zgjidh? Vetem një …Tregon sa i dobet e i pa matur je, sa i papjekur. Me keq se një kafshe e pa zhvilluar. T’i bej pyetje mjeshtrave të dajakut,“mbas rrahjes çfare qëndrimi mban ndaj gruas? Flen me me të? Ke surrat ta shohesh ne sy? Pret të laje, gatuaj e të sherbeje si me përpara? Apo mendon se druri ka lindur apostafat për grate…Jo or ti lum miku, thirri mendjes se me vjen keq po mendove ashtu. Po ta them. të rrosh vete, se mente të paskan lane.

Sa ka për të folur për gruan, vlerat, meritat, virtytet, paperkulshmerine e sa e sa tjera duhet kohe e durim, por duhen dhe njerez që të kuptojne, jo nga ata që zgerdhihen me papjekurine, injorancen, fodullekun apoqë i janë mbyllur syte me disa para të pista dhe s’dine çfare bejne e s’jane ne gjendje të kontrollojne veten e jo me familjen. E kisha fjalen për disa burra mu….i mender jush. Dujini grate, silluni siç ju ka hije burra e baballare të pjekur, silluni mire sa eshte e jotja, se po ta mori tjetri nuk të ngelet veç të hash ate që vete e dhjeve. Me shume s’kam ç’te them, me qarte se kaq, çfarë pret? Burra mblidhni mendjen, silluni mire me grate, mos mendoni vetem për ato që keni mes shaleve se nuk jua merr kush. Po që se veproni keshtu do jeni bashkshorte, baballare e gjysher të mrekullushem si une. Jo me lavderu veten, të gjithe i thone gruas “Lum ti, të peshon burri të mban si zonje”. Edhe une kam gabimet e mija, por ne të përgjithshmen e jetes familjare, bashkëshortore nuk ngrene një gram peshe.

Ky ishte shkrimi im, këto desha t’ju them. A, me fal se harrova, desha t’ju pyes “Doni me për Belulin?”


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML