Diel, 07 Shtator 2008 16:08:26

Lexoni versionin Print

G-99 duhet të na tregojë çfarë është

Koment i nënshkruar Studenti Shqiptar
Diel, 03 Gusht 2008 09:18:00

 

Që nevoja për informimin e njerëzve të mos plotësohet nga hamendje si këto, nevojitet që të zotet e punës (Erjon Velija dhe 99-shat) të deklarojne qarte se cilet janë, cilat interesa përfaqesojne, çfare vizioni dhe planesh konkrete kanë për Shqiperine dhe si do levizin ne zgjedhjet e 2009-s. Une vete p.sh., megjithese përpiqem të informohem sa me mire përmes mediave, nuk e kam idene se kush tjeter ben pjese ne G99 përveç Erjonit.

Kjo e dhene eshte shume e rendesishme sepse, edhe ne mungese të indikacioneve të qarta, të jep të kuptosh se cilet janë grupet e interesit që mbeshtesin G99-en. Sepse nuk ka dyshim që ka grupe interesi që e mbeshtesin pasi jeta dhe frymemarrja e një partie politike varen tërësisht nga financimet që merr ajo. Dhe meqënëse paret ne Shqiperi (apo gjetke) nuk rriten as degeve të geshtenjave të “Myslym Shyrit” as atyre të kumbullave të kuqe të Rruges se Kavajes, atëhere edhe Veliaj e Co. duhet të kene financuesit e tyre.

Përtej deklaratave pastaj që shpalosin vizionin e përgjithshem (i lavderueshem, por të tille janë të gjitha vizionet e partive) nuk di të jete paraqitur diku ndonje program konkret pune (nga i cili gjithashtu mund të kuptohet se cilat interesa mbron, apo trajton me përparesi G99-a). Keshtu pra, edhe mjaftistet e blogut mund të na japin një dore ne këtë drejtim si persona të informuar mbi faktet.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML