Raketat nuk janë shitur. Behet fjale për një stok raketash “NH-5” kineze të blera rreth viteve 1994 - 1995, për të rritur kapacitetin kundërajror nga frika e zgjerimit të konfliktit jugosllav. MANPAD, do të thotë Man Portable Antiaircraft Device. Raketat jane derguar në USA për asgjësim, sepse vendi yne nuk afronte standardet e sigurisë dhe standardet teknike për mirëmbajtjen e tyre. Aq me teper që koha e vlefshme teknike për efikasitetin e tyre kishte kaluar.
Por nuk është faji i juaj, pra i gazetarëve. Faji është i Ministrisë së Mbrojtjes e cila si shume institucione të tjera, nuk çan kokën për të ashtuquajturën TRANSPARENCË me qytetaret lidhur me veprimet e saj. Qoftë edhe në raste të tilla.