Unë që po shkruaj jam një gocë që jetoj në Kanada. Kam më shume se 10 vjet që jetoj larg Shqipërisë.
Fenomeni i violencës ndaj femrës nuk është një fenomen i ri. Ai është po aq i njohur dhe në shoqërinë amerikano-veriore. Une jam punonjëse sociale dhe shume nga klientet e mia janë gra të keqtrajtuara nga bashkëshortët apo partneret e tyre. Megjithëse ato rrojnë në një shoqëri shume me të emancipuar se në Shqiperi, fenomeni i violencës shpjegohet dhe nga fakti i varësisë ekonomike apo sentimentale të grave ndaj bashkëshortëve violentë.
I vetmi ndryshim me situaten në Shqiperi është se ketu ka shume shoqata, apo qendra ku grave viktima të violencës u afrohen mundësi të rifillojnë jetën nga zeroja. Por mbi të gjitha, mbrojtja e policisë dhe e institucioneve të rendit është vendimtare. Megjithatë dhe ketu në Kanada, situata nuk është e përkryer, ka shume gjera që mund të përmirësohen dhe t’u ofrohet një ndihme me e madhe për gratë.