I nderuar Robert, përgëzimet e mia për këtë shkrim të jashtëzakonshëm. Është një shkrim ku të gjithë ne të mësojmë diçka.
Po tregoj pak për historinë time. U martova 18 vjeç, ishte viti 1995. Jeta ime mbaroi aty, im shoq ishte polic dhe të tera vitet e martuar i kam lare me lot. Në vitin 1996 linda një djale. Erdha nga materniteti në shtëpi, po qëndroja me vjehrrën time dhe djalin në dhomë, po ushqeja djalin tim 3 ditësh dhe nuk levizja dot sepse kisha bere operacion.
Në ate kohë im shoq futet në dhome me shikon shtrembër dhe në sy të nenes së tij me bertet duke me thene, “une u futa në dhome e ti s’po leviz vendit”. Me kapi prej flokesh në sy të saj, duke e larguar djalin nga gjiri im, nxori pistoleten dhe gryken e saj e futi në gojen time. E ema doli jashte. Lotet s’me pushonin, sepse dhimbja e plages ishte e madhe, por dhimbja e shpirtit ishte dyfish. I rane nervat, por ai moment bashkëjeton me mua edhe sot e kesaj dite ketu ku jam, në kurbet. Jetova me të derisa djali u be 4 vjeç, i fala atij mashkulli vitet e mia me të bukura, e doja, por ajo dashuri u zbeh e u shua sa nuk e shihja dot më me sy. Pra, ishte polic dhe s’kisha rrugëdalje tjetër veçse të largohem, të iki diku larg sepse ai njeri s’me kishte merituar kurre. Mora djalin dhe ika te familja ime. Ishte viti 2000, ëndrrat e mia ishin prere prej kohesh, se di as vet pse jetoja. Sot jetoj larg, aq larg sa dhimbja në shpirtin tim nuk u ndal kurrë.