Këto rreshta të mëposhtëm I solla nga faqja online e botimeve MAX, sepse më pëlqyen shumë. Janë marrë nga libri Ç’është liria? i Faik Konicës:
Ç’është liria?- Më mbetet pakë kohë akoma. Dua të marr shpatën, t’u çanj kokën gomarëve, edhe, në vënt të tmerit, të kllas këtë: ç’është liria? Të mos të kisha nisur këtë fletën (vaftë në djall!) s’do të humbja kokën time të mësonj gomerave ç’është liria.
Dy muaj janë që u-nis kio puna dhe që tani jam lodhur nga shkaku i gomarëve. Më mirë të shesë pleh njeriu se të nisja punë për Shqiptarët. Janë nj’a 50 Shqiptarë që kuptojnë ç’është liria: ata nukë më shkrojtin gomarërira se dinë që ësht’ i lirë njeriu të thotë si e ka në funt të shpirtit. Po të tjerët janë gomarë, dhe, si të shtyp 12 numëra; mbas fjalës që dhaçë, a e dini ç’kam për të bërë?
Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes mut, në vënt që të mbanj të përkohëshmen; më mirë të shesë mut njeriu, se të shkrojë për Shqipëtarët. Gomarëve pra le të përpiqem akoma njëherë t’u mbush kokën me këtë:
Ç’është liria? Liria është të mundet njeriu:
1) të besojë ç’i do zëmbëra; 2) të thotë ç’i do zëmbëra; 3) të shkrojë ç’i do zëmbëra; 4) të bëjë ç’i do zëmbëra, veç ato që janë kundrë lirisë tjatëri njeriu