Kishim dhe nje plak te urte / qe e quanin xha Sabri / nje dite te bukur behari / shkoi tek shoku Sali /E me mençurine e tij / Republikanet i nderoi / çoi çupen e tij ministre / dhe qeverinë e shpetoi / Udheheqesin e bere tym / qe dikush e ofendoi / vetem idee Sabriut / e zbuti e qetesoi… /Në ato dite me nerva / na dhuroi qetesinë / te na rrojë plaku mençem / që na dha tjeter mesim / Sipas rregullit te Godos / kryetari i partisë / e kerkon ministrine / veç per njerzit e shtëpisë / Kryeministri babaxhan / qe ndan te njejtin qendrim
i pelqeu ide e plakut/ ndaj e beri aferim.. / Ështe era e pushtetit / qe na deh e turullos / qe te zgjuar e budallenj / si kaqolenapalos / Ishalla rron gjatë Sabriu / sa here qe jemi ne hall / te na shpik ide si kjo / e ja kemi bere hallall.. / Te gjith tallen edhe lozin / bejne zullum mbi shqipetare / ke mban te urte te mençem / ai te del me trutharë…