Merkure, 03 Dhjetor 2008 10:07:40

Lexoni versionin Print

Krahu i gangrenizuar i Vlorës dhe doktor Adhamudhi

Harram kush pranoi vendimin e doktor Adhamudhit për ta prerë krahun e djathtë të Vlorës, teksa ky krah kish filluar të shërohej nga gangrena 40- vjeçare Sodë-PVC.Krahu i djathtë i Vlorës është dhe krahu më i fuqishëm, por askush nuk e ka parë fuqinë e tij.

Letër e nënshkruar L.F. / Tiranë
Marte, 05 Gusht 2008 08:51:00

Harram kush pranoi vendimin e doktor Adhamudhit për ta prerë krahun e djathtë të Vlorës, teksa ky krah kish filluar të shërohej nga gangrena 40- vjeçare Sodë-PVC.Krahu i djathtë i Vlorës është dhe krahu më i fuqishëm, por askush nuk e ka parë fuqinë e tij.

Ky krah që fillon nga pika e Portit të Qytetit vazhdon për gati 10 km deri në Zvërnec me një brez të gjërë e të thellë rëre të artë, ku jo vetëm mund të imagjinohen por lehtësisht mund të bëhen funksionalë të paktën 100 plazhe si plazhi publik i Vlorës i kronikave të fundit. Plaga shkaktuar nga Sodë PVC ka gati 20 vjet që po mbyllet vetiu. Doktorët e BE-së vite më parë ofruan para dhe specialistë për ta mbyllur përfundimisht këtë plagë.

Por Adhamudhëve u duhej plaga e hapur. Prandaj ata i lanë akoma edhe sot gërmadhat e Sodë-PVCaty, që të mbushin raportet e nevojshme me fotot e gërmadhave, për të marrë licencat e për të mashtruar Bankat se ata do t’i shëronin këtë plagë nëpërmjet naftës. Adhamudhët e lanë pyllin e bukur të Sodës qëllimisht pa rrugë deri sa lubitë e naftës erdhën vjet dhe e ndërtuan atë për disa ditë sapo jua falën krahun. Adhamudhët tanë e bënë krahun e djathtë të Vlorës vend të hedhjes së plehrave, si për të vërtetuar që ky krah i Vlorës ëshë jashtë përdorimit.

Dhe ja vjen kryeadhamudhi dhe betohet para hijenave të përtej Adriatikut se do t’ia presë në 2009 këtë krah Vlorës, sipas premtimit që ato të bëjnë ç’të duan me krahun e prerë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML