Paralajmerimet e diplomacise amerikane per shkeljet e demokracise ne Shqiperi jane teperserioze. Nuk eshte vetem çështja e prokurorise,siç orvatet ta paraqese qeveria shqiptare. Jane nje varg veprimesh e vendimesh te Qeverise shqiptare qe synojne te vene nen kontrollin e tyre te gjitha pushtetet ne Shqiperi sipas ish-parimit rrënues leninist: “të gjithë pushtetin sovjetëve”, domethenë, "të gjithë pushtetet PD-se dhe liderit te saj”.
Kambanat e alarmit bien per ata qe kane veshe te degjojne. Hapi i pare qe solli degjenerimin e demokracise shqiptare ne hapat e pare te saj ishte zgjerimi pa kufi i kompetencave te ish- Presidentit. Po te mos e kishte fashitur pak ate revan disfata e turpshme e Referendumit te tij Kushtetues ne nentor 1994, atehere Shqiperia do te ishte shpallur “shteti i pare ne bote i demokracise autokratike ( ku sundon një person).
Tendencat po rikthehen sërish, më provonciale e më fatkeqe se më parë.
Kryetarja e Kuvendit perze diplomatet amerikane dhe te OSBE-se nga nje seance degjimore parlamenti me Prokuroren e Pergjithshme (te emeruar ne ate post nga partia e saj). Ishte ne shqyrtim edhe çeshtja e nxehte e Gerdecit qe lidhet direkt me megakorrupsionindhe mashtrimin qeveritar ndajaleatit tone strategjik - SHBA. Me pas ajo dhe deputetet e se njejtes parti bojkotojne sallen duke e lene pothuajse vetem “ Silvia Kontin” shqiptare. “Gabim administrativ” do ta quante kryeparlamentarja Topalli. Eh, jo moj zonjë mendjeshkurtër, jo! Ajo që ke bërë nuk është gabim administrativ, por “diplomaci“ zhelesh që nxorri ne shesh lakuriqesine e mentalitetit autokratik në kupolen e shtetit katundaresk shqiptar.
Keshtu pat vepruar ish- Presidenti Berishaedhe para katrahures 1997: bllokoi sinjalet e CNN, nuk priti nensekretarin amerikan te Shtetit as mikun e shqiptareve Kongresistin Engell, sulmoi me yesmenet e tij talibanë CIA-n dhe "imperializmin amerikan“ ne parlament dhe ne gazeta...
Haraçin e vertete e pagoi populli shqiptar me mbi 10 000 viktima, aq sa te 46 vjeteve diktature barbare dhe dy miliarde dollare deme ekonomike.... PD-ja nuk qendroiveçse tete vjet ne opozite ne saje te kujteses se dobet qe kemi si popull por edhe te Mega- Dushkut! Veçse, mos kujtoni se amerikanët jane Taulant Balla apo yesmenet dhe ushtarët e PD-së te kapur nga “mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit... (!?). E mbi të gjitha, mos kujtoni se amerikanet jane "vellezerit kineze" qe kane durim pa kufi...
Gabimi qe perseritet eshte faj..... Nuk ka pse paguan populli dhe Shqiperia e lodhur nga politika e mbrapshtë ne fuqi haraçin e tangërllekut katundaresk dhe shpirtitproamerikan me fjale dhe antiamerikan me vepra te politikes ne fuqi. "Nuk je mbytë kurre ne lume pa tu rritur mendja", eshte nje shprehje e arte e shkodraneve te mencur.