Në Shqiperi nuk likuidohet fatura e energjisë elektrike nga një pjese e mire e popullates. Natyrshem dhe nga personi me injorant e i pashkolluar, lind pyetja: Cili ishte ai aktivitet, biznes, quaje si të duash, që mbijeton në ekonominë e tregut duke shitur mallin pa arkëtuar të ardhurat?
Atëherë pse nuk behet pyetja tjeter: Mos valle ne shqiptaret jemi me të zgjuar se gjithe pjesa tjeter e botes, që paguajnë vleren e shërbimeve sipas rregullave?
KESH duhet të këtë një sektor të veçante investigimi, ku të zbulohen e të denoncohen punonjesit e tyre dhe qytetaret që kerkojne t’i korruptojne në kurriz të qindra e mijera të tjereve që paguajne rregullisht.
Drejtuesit e KESH-it vetem marrin rrogat e paguara me leket e taksapaguesve shqiptare, pa kryer me pare detyrimin minimal, ate të furnizimit pa ndërprerje me energji të qytetareve e të biznesit.
QEVERIA Shqiptare as që duhet të mendoje ndonjëherë që do të thithe investime të rëndësishme të huaja në Shqiperi pa siguruar në radhe të pare energjinë aq të nevojshme për të gjithë sektoret e biznesit.
N.q.s ndonje ministër apo politikan shqiptar mund të argumentoje se ekzistojnë biznese që funksionojnë pa energji, të na thote në menyre që të fillojme t’i shesim botes shpikjen tone se kushedi, keshtu dalim nga situata tejet e rende e me pak shpresa për t’u zgjidhur e furnizimit normal me energji të ketij populli të neperkembur nga tanët, se çfarë mund të presësh pastaj nga të huajt.